GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Disa mënyra të thjeshta për të mbrojtur gjunjët tuaj

20:05 - 09/08/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa mënyra të thjeshta për të mbrojtur gjunjët tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjunjët janë nyjet më të mëdha dhe më të forta në trupin tuaj. Ato mbajnë 80% të peshës tuaj trupore kur qëndroni palëvizuar dhe 150% ose më shumë kur lëvizni.

Mosha, dëmtimi dhe lëvizja e përsëritur mund të dëmtojë gjunjët tuaj dhe të çojë në artrozë ose në osteoartrit, një nga llojet më të zakonshme të artritit në gju.

Megjithatë ka disa gjëra që mund të ndihmojnë të mbroni gjunjët tuaj, ose të paktën të minimizojnë dëmtimin.

AgroWeb.org i rendit ato më poshtë:

Humbisni peshë

Edhe nëse humbisni një sasi të vogël peshe, kjo mund t’ju ndihmojë të reduktoni dhimbjet ose dëmtinim e mëtejshëm të gjunjëve.

Gjithashtu, nëse ruani një peshë të shëndetshme, keni shumë më pak të ngjarë të prekeni nga artriti më vonë në jetë.

Ushtroni gjunjtë

Njerëzit që nuk mund të lëvizin për shkak të një operacioni, dëmtimi ose sëmundjeje, mund të fillojnë të humbasin kërcin në gjunjë nga mungesa e përdorimit.

Prandaj këshillohet t’i mbani gjunjët në gjendje pune. Të ushtruarit ndihmon në forcimin dhe shtrirjen e muskujve, ligamenteve dhe tendinave që formojnë dhe lëvizin nyjen e gjurit.

Por duhet të tregoni kujdes të mos bëni shumë ushtrime që kërkojnë të njëjtën lëvizje, ose të mbingarkoni një artikulim që është dëmtuar tashmë.

Flisni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje në gju dhe nuk doni ta përkeqësoni atë.

Mësoni lëvizje të reja

Ju do të shmangni dëmtimin nga lëvizja e përsëritur të gjunjëve, nëse ndryshoni aktivitetet tuaja, në vend që të bëni vetëm një.

Për shembull, ju mund të vraponi të Hënën, të ngrini pesha të Martën ose të luani me fëmijët gjatë fundjavave.

Gjithashtu mund të provoni diçka të re si joga, e cila kombinon forcën, fleksibilitetin dhe trajnimin e ekuilibrit.

Një opsion i mirë për gjunjët tuaj mund të jenë gjithashtu disa lloje të ushtrimeve aerobike dhe të forces.

Përgatisni trupin përpara një aktiviteti

Pavarësisht nëse do të luani një lojë basketbolli ose do të ndihmoni një mik të lëvizë disa mobilje, është ide e mirë të nxehni fillimisht muskujt, ligamentet, tendinat dhe nyjet.

Një mënyrë e thjeshtë është të marshoni në vend, ngrini njërin gju pastaj tjetrin, për 5-10 minuta.

Ky është një çmim i vogël për t’u paguar në mënyrë që të shmangni dëmtimet.

Filloni ngadalë

Ju mund të jeni të ngazëllyer për planin tuaj të ri të stërvitjes, dhe kjo është një gjë e mirë, por është më mirë ta marrësh lehtë.

Kur filloni një stërvitje që nuk e keni bërë më parë, trupi juaj ka nevojë për një shans që të mësohet me të.

Pastaj, gjatë javëve dhe muajve, në varësi të sportit, ju gradualisht mund të shtoni shpejtësi, distancë, peshë ose intensitet.

Kontrolloni përgjigjen e trupit tuaj për t’u siguruar që nuk po lëndoni gjunjët ose ndonjë gjë tjetër./AgroWeb.org

Etiketa: gjunjët

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
“Ndihem me fat”/ Portieri rrëfen makthin e dëmtimit të rëndë

“Ndihem me fat”/ Portieri rrëfen makthin e dëmtimit të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com