GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Disa orë pas shpërthimit në Urën e Krimesë, Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën

19:08 - 08/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa orë pas shpërthimit në Urën e Krimesë, Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë. Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt. Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit.

Origjina e shpërthimit nuk është identifikuar ende. Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

“Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali i ushtrisë, Sergei Surovikin, është emëruar komandat i grupit të përbashkët të trupave në zonat e operacionit special ushtarak”, është thënë në deklaratë, duke u përdorur referenca e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Prej vitit 2017, Surovikin ka udhëhequr forcat ajrore të Rusisë. Në qershor të këtij viti, Surovikin është angazhuar me trupat ruse në jug të Ukrainës. Ai më parë ka shërbyer në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.

Në muajin prill, transmetuesit BBC dhe CNN, patën raportuar – duke u bazuar në burime – se gjenerali, Aleksandr Dvornikov, është emëruar komandant i përgjithshëm i forcave ruse në Ukrainë.

Megjithatë, në njoftim e fundit nuk është përmendur Dvornikov. Dvornikov ka reputacion famëkeq për qasjen e tij në luftërat në Siri, ku Rusia ka bombarduar zona të civilëve. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nderuar Dvornikovin me medaljen e Heroit të Rusisë, një prej titujve më të lartë në këtë shtet.

Teksa Ukraina vazhdon të çlirojë vendbanime prej forcave ushtarake ruse, në lindje të shtetit, Moska është raportuar se ka zëvendësuar edhe komandantë tjerë të lartë të forcave të armatosura.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL

Etiketa: Ministria ruse e MbrojtjesSergei Surovikin

Lajme të lidhura

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Para
Shpërthimi i kamionit në Urën e Krimesë, zbulohet misteri i shoferit

Kush e kreu sulmin? Identifikohet drejtuesi i kamionit që shpërtheu Urën e Krimesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com