GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Diskriminimi për qytetarët e thjeshtë, jepen 300 kredi me 0% interes për patronazhistët e administratës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskriminimi për qytetarët e thjeshtë, jepen 300 kredi me 0% interes për patronazhistët e administratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me rritjen marramendëse të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe normat e larta të interesave bankare, qeveria ka vendosur të preferojë sërish me para publike “të përzgjedhurit” e saj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi hapjen e thirrjes për 300 kredi të lehtësuara me 0% interes për blerje banese, të destinuara ekskluzivisht për punonjësit e administratës publike. Thirrja hapet më 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator.

Sipas skemës së njoftuar, financimi do të bëhet sipas çmimeve të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës do të llogaritet mbi bazën e certifikatës familjare. Kuotat janë ndarë mes pesë institucioneve: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme marrin nga 70 kuota secila, ndërsa 20 kuota të tjera i lihen Policisë së Burgjeve (nën Ministrinë e Drejtësisë). Aplikimet do të kryhen përmes portalit e-Albania.

Sipas kriterit të vendosur, aplikantët duhet të jenë pjesë e administratës publike, të mos kenë banesë në pronësi apo pasuri të tjera që kalojnë gjysmën e vlerës së shtëpisë që do të blejnë, si dhe të mos kenë përfituar më parë nga skemat sociale.

Mirëpo, pas këtyre kritereve zyrtare fshihet një realitet mjaft diskriminues për qytetarët e thjeshtë. Ndërsa punonjësit e administratës, mes të cilëve operojnë edhe ushtritë e patronazhistëve të pushtetit, marrin kredi me zero interes të paguara nga taksat e të gjithëve, pjesa tjetër e popullsisë lihet në mëshirë të fatit.

Qytetarët që punojnë në sektorin privat përballen çdo ditë me kushte të papërballueshme bankare, ndërsa ëndrra për të blerë një shtëpi po i shtyn gjithnjë e më shumë drejt emigrimit.

Etiketa: kredipatronazhiste

Lajme të lidhura

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Para
Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve...

Lexo më shumë
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com