GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Diskutohet propozimi francez, opozita del në protestë para Kuvendit maqedonas

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskutohet propozimi francez, opozita del në protestë para Kuvendit maqedonas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona të tjerë janë arrestuar për dhunë para Kuvendit dhe sulmet ndaj policisë në ditën e nëntë të protestave në Shkup kundër propozimit francez. Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme të arrestuarit janë të moshës 18 dhe 32 vjeç, ndërsa ndaj tyre është ngritur edhe padi penale për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë krim”. Protestat do të vijojnë dhe ditën e sotme por nuk do të mbahen në orë 19:00 si zakonisht por opozita e vendit bëri thirrje që të mbahen në mesditë, pikërisht në kohën kur Kuvendi do të shqyrtojë propozimin francez dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyenn do të ju drejtohet deputetëve.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të evituar incidente dhe përplasje.

“Po bëhen analiza, po mbledhim të gjitha të dhënat dhe informacionet për ndodhi të mundshme gjatë mbajtjes së seancës. MPB do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të sigurimit edhe të deputetëve edhe të shtëpisë ligjvënëse”- deklaroi Spasovski.

Spasovski tha se ata kanë të dhëna se çfarë pritet të ndodhë ndaj dhe po punojnë në përgatitjen e një plani më të mirë operativ mbrojtës.

“Kemi informacione dhe të dhëna për atë se çfarë përgatisin, në çfarë mënyre organizohen grupe të caktuara, ndryshimin e strategjive të tyre e të tjera, por të gjitha këto të dhëna dhe informacione analizohen dhe mbi bazën e saj përgatitet plani i cili duhet të garanton siguri për qytetarë”- shtoi ai.

Protestat hyn sot në ditën e dhjetë qëkur në Maqedoninë e Veriut erdhi propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë e cila ka bllokuar dhe rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato janë thirrur nga opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në 9 ditë protesta janë lënduar 54 policë.

 

Etiketa: diskutohetfrancezmaqedonasOpozitapropozimiproteste. Kuvendi

Lajme të lidhura

Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi
Kosovë & Rajon

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

10:23 - 16/11/26
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër
Kosovë & Rajon

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër

09:46 - 16/11/26
Para
FMN: Lufta ka goditur perspektivën e ekonomisë globale, 2023 edhe më “i zi”

FMN: Lufta ka goditur perspektivën e ekonomisë globale, 2023 edhe më “i zi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com