Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të.
Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.
Pas marshimit ata janë stacionuar përballë Ministrisë së Arsimit.
Pas thirrjeve të bëra përpara godinës, ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ndërsa ndaluan edhe te Parlamenti, ku bën thirrje: “Parlamenti i krimit”.
Por më pas ata marshuan sërish, duke u rikthyer në vendin ku nisën protestën, Ministria e Arsimit.










Discussion about this post