GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon

07:48 - 10/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh në kuadër të Ditës së Drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë, veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Ndër të tjera, ai thekson se institucionet e reja të drejtësisë gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar transparencë dhe rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

POSTIMI I PLOTË:
Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj.
Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit.
Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar!

Etiketa: Dita e DrejtesiseFatmir XhafajPolitike

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para

Përfshihet automjeti nga flakët në Krujë, arrestohen 6 persona

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com