GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita e dytë, sërish kaos në mbledhjen e Komisioneve parlamentare

12:12 - 29/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e dytë, sërish kaos në mbledhjen e Komisioneve parlamentare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesja e PD në Komisionin e Ekonomisë, Sorina Koti, në një deklaratë për mediet në Kryesinë e Kuvendit, ka shprehur se prezenca e PD ka të bëjë me përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë sidomos për çështje kaq të rëndësishme siç mbulon Komisioni i Ekonomisë.

Ajo gjithashtu iu bënë thirrje edhe PS-së të bashkohen me nismën e tyre duke zbatuar masat anti-Covid.

“Ne emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Komisioni i Ekonomisë, ne i kërkuam prezencën tonë fizike dhe sot ishim të gjithë pjesëmarrës në Komision dhe në mbledhjen më të parë të byros të kryetareve, kjo farsë e mbledhjeve së komisioneve duhet të marrë fund.

Ne sot ishim prezent sepse detyra jonë është të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë për çështjet që ne mbulojmë në Komisionin e Ekonomisë, ku është një ndër Komisionet më të rëndësishme të Kuvendit, kështu që ne sot ishim të prerë qe do të ishim këtu. I bëjmë thirrje kolegëve tanë të partisë socialiste, që dhe ata të na bashkohen te nisma që ne kemi marrë. Duke zbatuar të gjitha masat anti-Covid, vaksinimin e deputetëve, testet dhe prezencën me maska.

Një tjetër problem që ne hasëm ishte padukshmëria e anëtareve të komisionit nga ana e Partisë Demokratike, pasi pjesa e ekspozimit ishte vetëm pjesa online, kur ne nuk dukeshim që ishim prezent.”- u shpreh Sorina Koti.

Kurse nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar në emër të opozitës hetim për rritjen e çmimit të bukës e miellit.

Tabaku thotë se brenda 3 javëve duhet thirrur Autoriteti i Konkurrencës në një seancë dëgjimore.

Ajo theksoi se kjo rritje nuk varret nga faktirë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

‘’Të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës. Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda 1 dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion ng Autoriteti, dhe situata e krijuar na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm, pë rata që na kanë votuar, të na prezantojnë çfarë ka ndodhur, situatën, pse është rritur çmimi.

Besoj që janë të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo është një situatë që nuk varret nga situatë e jashtme, brenda 3 javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës, të hetojmë, dhe të ketë sugjerime, nga operatorët, besoj që deputetët e këtij komisioni kanë nevojë për transparencë.’’- tha Tabaku.

Gjithashtu edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, e cilësoi si antikushtetuese propozimin e mazhorancës për të vijuar mbledhjet e Komisioneve Parlamentare online.

Ai tha se ka qenë një kërkesë e deputetëve të PD, që të kryhej vaksinimi i anëtarëve të Kuvendit, ndërsa theksoi ndër të tjera se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së kryetarëve do të mësohet se si do të zhvillohen sesionet e komisioneve në vazhdim.

“Zhvillime të paligjshme në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën të komisioneve parlamentare. Përveç përpjekjes që zëri i opozitës të mos dëgjohej, nuk shoh gjë tjetër.

Ne s’jemi kundër vaksinimit. Ka qenë një propozim i zv. kryetarit të parlamentit Enkelejd Alibeaj që ka propozuar që në respekt të çdo protokolli sigurie të zhvillohen këto mbledhje dhe aty përfshihej vaksinimi dhe testi, por kemi gjetur një refuzim të deputetëve të PS në konferencë të kryetarëve për të respektuar rregulloren.”- u shpreh Alfred Rushaj.

Të dy kampet politik në vend kanë perceptime të ndryshme për mënyrën e zhvillimit të Komisioneve, ku qeveria është shprehur se komisionet do mbahen online, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë vendim.

Debati u zhvillua javë e kaluan në Kuvend ku socialistët kërkuan që mbledhjet të zhvillohen online si vitin e kaluar si masë kufizuese për ndalimin e përhapjes së pandemisë, ndërsa deputetët demokratë kanë bërë të qartë se do të paraqiten fizikisht sepse nëse mbledhjet zhvillohen online, asgjë nuk do ishte e qartë për qytetarët.

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Para
“Unë nuk jam për kontroll”, Vrasja e Saimir Hoxhës, policia reagim zyrtar: Makina e Aldi Ramës ndoqi policët, si u vra nënkomisari

“Unë nuk jam për kontroll”, Vrasja e Saimir Hoxhës, policia reagim zyrtar: Makina e Aldi Ramës ndoqi policët, si u vra nënkomisari

TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

Shpesh debati publik ndalet te ndotja plastike, te mbetjet që shihen me sy dhe që fotografohen lehtë. Por drama e...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com