GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita e Europës, Ruçi: Sot, ne shqiptarët kemi shumë arsye të gëzojmë

07:28 - 09/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e Europës, Ruçi: Sot, ne shqiptarët kemi shumë arsye të gëzojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, këtë të diele ka përshëndetur  9 majin, Ditën e Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Ruçi shkruan se në këtë ditë shqiptarët kanë shumë arsye që të gëzojnë, jo vetëm për rrënjët europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste.

 “9 Maji i sivjetëm është e dyta Ditë e Europës pasi Shqipëria ka merituar vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave. Dita e Europës pason ditën e fitores mbi fashizmin, dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë dhe Europa vetë është shtëpia e Lirisë.

Europa si projekt politik është një ndër projektet më frymëzues të njerëzimit. Por projekti europian shkon përtej kufijvë politikë; është një projekt human, moral, pajtues, qytetërues, perëndimor. Europianizimi, Perëndimizimi dhe Modernizimi përkojnë me njeri-tjetrin. Merita e qytetërimit europian dhe perëndimor është se nuk përjashton, por ndërton ura bashkëpunimi me qytetërimet e tjera të kohës sonë.

Sot, në Ditën e Europës, ne, shqiptarët, kemi shumë arsye të gëzojmë. Jo vetëm për rrënjët tona europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste. Me kontributin, sakrificat dhe arritjet tona dhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor ne po zgjerojmë projektin europian dhe po afrojmë kufijtë politikë të Europës në kufijtë kulturorë të saj. Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj.          

Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm. Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.”, shkruan Ruçi.

Etiketa: 9 majiDita e Europesgramoz ruciPolitike

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com