GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dita e Punëtorëve/ Protesta dhe në Kosovë: Duam që djersa jonë të paguhet

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e Punëtorëve/ Protesta dhe në Kosovë: Duam që djersa jonë të paguhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Qeveri zbato ligjet për punëtorët e sektorit privat të cilat vetë i ke miratuar, Qeveri vlerëso punën dhe mundin, Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive, krijo fondin social, themelo gjykatën e punës, Qeveri fillo sa më parë aplikimin e sigurimeve shëndetësore”, këto ishin kërkesat e sindikalistëve të punëtorëve në sektorin privat, të cilët protestuan në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ditë u organizua edhe një protestë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, pasi sipas tij, nuk po bën asgjë për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët e këtij sektori.

“Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga ju, kërkojmë që djersa jonë të paguhet. Është koha e fundit, kthejuni të drejtës, respektoni atë që iu bëri ju me kapital, respektoni atë që e mbajti shtetin dhe po e mban. Këta punëtorë edhe para lufte e mbajtën shteti, këta po e mbajnë edhe sot. Jemi 270,000 të cilët për çdo ditë po kontribuojmë për ju dhe ju nuk po kontribuoni asgjë nga ne”.

Duke folur për propozimin e Qeverisë së Kosovës që paga minimale të jetë 250 euro, Azemi është shprehur se shumën e kësaj page nuk duhet ta përcaktojë ekzekutivi.

“Vlerësojeni punën dhe mundin tonë. Mos bëni shaka me pagë 250 euro sepse kjo ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Çmimin e pagës sime nuk e cakton kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, atë e cakton tregu i punës”.

Sindikalistët e sektorit privat thanë se nëse ekzekutivi nuk ndërmerr hapa, atëherë nga Kosova do të ikë fuqia punëtore. Sipas Azemit, çdo ditë, mbi 2,000 persona aplikojnë në ambasadat e huaja në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit.

Ai tha se tani ka ardhur një moment kur tani po paguani punëtorë rezervë sepse çdo ditë po mbeteni pa punëtorë.

Ndërkaq, organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po ashtu organizoi një protestë në Prishtinë. Dhjetëra qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, ndërkaq në disa kishte mesazhe të ndryshme si “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë”, “Gratë s’pushojnë as të dielën” dhe “Puna e papaguar e grave mban shtetin”.

Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me më shumë se 220 mijë punëtorë. Sipas të dhënave zyrtare, papunësia në Kosovë është rreth 26 për qind./REL

Etiketa: DITE E PUNETOREVEKosovePRISHTIM

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
U përfol se ishte i fejuar dhe me fëmijë/ Ish-konkurrenti i Për’puthen tregon të vërtetën

U përfol se ishte i fejuar dhe me fëmijë/ Ish-konkurrenti i Për’puthen tregon të vërtetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com