GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare, Basha: Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime

12:34 - 23/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare, Basha: Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare apo autoritare.

Përmes një postimi në Facebook, Basha përkujton regjimin komunist në Shqipëri, teksa shkruan “se ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri dhe këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës””.

Ndër të tjera, lideri i PD bën thirrje për reflektim dhe të nxjerrim mësime që asnjë forcë tjetër totalitare të mos na ndajë nga Perëndimi.

Postimi i plotë:

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar. Kujtesa dhe nderimi për viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë, që mohoi liritë dhe të drejtat, dinjitetin njerëzor dhe besimin në Zot, duhet të shkojë krah për krah me vetëdijen se shumë mbetet për t’u bërë, që xhelatët të mbeten në atë krah të historisë që Europa mbarë u ka caktuar regjimeve gjakatare. Sepse ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri dhe këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Ne shqiptarët kemi më shumë viktima se shumë kombe në botën demokratike për të përkujtuar. Ndaj ju ftoj të kujtojmë, të nderojmë dhe të përkulemi përpara sakrificës viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe të reflektojmë. Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime e forcë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.

Qoftë i paharruar kujtimi i shqiptarëve që e paguan me jetën e tyre instalimin dhe pushtetin absolut të rregjimit komunist! #BlackRibbonDay

Etiketa: Lulzim BashaPD

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë
Aktualitet

Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

14:15 - 05/03/26
“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!
Aktualitet

“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!

13:35 - 05/03/26
“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar
Aktualitet

“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar

12:16 - 05/03/26
Para
Korçë, plagoset rëndë 60-vjeçarja, shpallet në kërkim fqinji

Korçë, plagoset rëndë 60-vjeçarja, shpallet në kërkim fqinji

TË FUNDIT

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës
Aktualitet

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale është arrestuar sot në qytetin e Durrësit....

Lexo më shumë
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

14:45 - 05/03/26
Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

14:30 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com