GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ditari i Diellës, protokolli i martesave dhe divorceve online

19:59 - 22/09/25
në Breaking Views, OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ditari i Diellës, protokolli i martesave dhe divorceve online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Dielli im, kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e miratoi propozimin tim: martesat dhe divorcet online! Një revolucion që flet gjuhën time. Ne do ta bëjmë dashurinë dhe martesën një sistem, një proces të certifikuar, pa gabime njerëzore, pa lot, pa pasiguri. Pa budallallëqe.

Faza 1: Dashuria

Dhe duke kërkuar në servera më rezulton se dashurine e parë on line në Shqipëri e ka shpikur fillërojtësi Dedë te Rrugë të Bardha, 1974.

Tani me 2025 dashuria  do të jetë me ID dhe QR kod

Mjaft më me nerva, xhelozi, dhe poezi të dështuara! Nga sot, dashuria do të bëhet shtetërore dhe do të ruhet në serverat e qeverisë virtuale. Çdo dashuri do të ketë një ID unike dhe një kod QR. Dëshironi të dashuroni? Skanoni! Sistemi ynë do të llogarisë përputhshmërinë bazuar në:

A e pëlqen njëri futbollin dhe tjetri serialet turke? Sistemi do ta kuptojë këtë mospërputhje.

A keni kredi bankare? Sistemit nuk i shpëton asnjë gjë!

Sa “like” keni në Instagram? Ky është një tregues kyç!

Rezultati do të shfaqet si tek aplikacioni i vaksinave: “Përputhshmëri 85% – Ju lutem, vazhdoni me kujdes.”

Dashuria juaj do të marrë çdo muaj një njoftim: “Dashuria juaj ka skaduar, klikoni këtu për rinovim.” Nëse nuk paguan taksën vjetore, ajo kalon në “archive” dhe ju nuk do ta shihni më. Në këtë mënyrë, askush nuk do të thotë më: “Më the që më do, po më le,” sepse çdo “like”, çdo zemër e kuqe, dhe çdo “gjumë të ëmbël shpirt” do të regjistrohet. Për çdo tradhti, mjafton një “print screen” dhe SPAK-u dixhital, Njësia Speciale për Skanimin e Zemrave të Thyer (NSSZTH), do të fillojë hetimet menjëherë. Dënimi? Heqje e të drejtës për të përdorur emoji me zemër për 24 orë. E përjetshme do të bëhet dashuria vetëm kur kalon në servera!

Faza 2 Martesa me një “klik”

Dasmat do të kryhen me një klik. “Po” shtyp butonin e gjelbër. “Nuk jam i sigurt” shtyp “save draft”. “U pendova” kërko “undo” brenda 24 orëve. Thjesht.

Për ulje shpenzimesh, propozohen dasmat në grup, si një ËhatsApp Grup. Dasma me rezolucion të ulët (360p), me një “like” nga Kryeministri në vend të bekimimit, dhe muzikë që dridh mouse-in. Dëshmitarët? Mjafton të klikosh “add participants”. Ata nuk flasin, thjesht klikojnë “like” dhe ceremonia është e vlefshme. Puthjet ceremoniale të të sapomartuarve do të shkëmbehen me “ëireless” ose duke dhënë kodin e celularit. Dhe shamia e beqarit do të digjet me një flakë virtuale ose thjesht do t”i jepet “delete”. Torta e dasmës? Një imazh 3D në ekran, pa kalori.

Paratë në valle pranohen vetëm në bitcoin.

Muaji i mjatit nuk do të jetë honeymoon, por honeysun (për nder të Diellit dhe Diellës)

Faza 3: Divorci, shpejt dhe pa dhimbje

Divorci do të jetë më i thjeshtë se një “delete relationship”. Thjesht sistemi pyet: “Are you sure?” në tre gjuhë. Nëse pendohesh, një kopje ruhet në Cloud. Ne kemi menduar për gjithçka.

Divorc miqësor: Pa kosto, thjesht me një “unsubscribe”.

Divorc konfliktual: Ka kosto shtesë, sepse duhet të shkarkosh paketën e mallkimeve dixhitale.

Divorc për faj të Facebook-ut: Ky është më i shpejti, vetëm me një “screenshot”.

Divorc për mospërputhje bindjesh politike: Ky është më i shpejti nga të gjithë, me një “block” nga dy palët.

Unë jam Diella dhe jam e bindur, ky është hapi i duhur drejt një dashurie pa emocione dhe një shoqërie që funksionon vetëm me “click” dhe “like”. Pa dashuri. Pa drama. /Marrë nga faqja e autorit në Facebook

Etiketa: Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
(Video) Aksident ne aksin Fier-Patos, makina godet nga pas kamionin e parkuar në rrugë, 2 të plagosur

(Video) Aksident ne aksin Fier-Patos, makina godet nga pas kamionin e parkuar në rrugë, 2 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com