GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Meta: Të merren nisma konkrete ligjore për mbrojtjen e tyre

11:55 - 20/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Meta: Të merren nisma konkrete ligjore për mbrojtjen e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një thirrje për institucionet përgjegjëse që garantojnë sigurinë e tyre. Përmes një postimi në Facebook, Meta kërkon që të forcohet më shumë ligji për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas tij, kur vjen fjala për fëmijët deputet duhet të lënë me një anë garat politike dhe të bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare. Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan ai.

Sakaq, Meta iu kërkon institucioneve rregulluese dhe atyre të rendit që të zbatojnë me përpikmëri ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, pasi është detyra e tyre të garantojnë një jetë më të mirë dhe të sigurt për të gjithë fëmijët në vend. U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë. Asnjë fëmijë shqiptar nuk meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo më keq akoma, të dhunës.  Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar”, tha ai.  Sipas tij, një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen.

Etiketa: FemijeIlri METAligjembrojtje

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
“Sikur të dilja unë”, Sara nuk po përshtatet dot në shtëpinë e BBV

“Sikur të dilja unë”, Sara nuk po përshtatet dot në shtëpinë e BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com