GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Moti

‘Ditët e ferrit’, ky është parashikimi i motit për javën që vjen

në Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ditët e ferrit’, ky është parashikimi i motit për javën që vjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java që vjen, pritet të jetë me temperatura shumë të larta, disa gradë mbi normalen.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë dhe parashikimin e motit për javën që vjen.

‘Java e ferrit’. Me këtë togëfjalësh mund të përshkruhet fare mire situata meteorologjike rreth javës që presim përpara për vendin tonë.

Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 grad celcius ndërsa duke filluar nga dita e Mërkurë dhe kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte vlera deri në 40-41 grad celcius!

Vlen për t’u theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

Siç u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjerësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe marrin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e Enjte dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e ‘netëve tropikale’.

Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përveç temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 grad celcius.

 

Etiketa: ferritemperatura

Lajme të lidhura

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela
Moti

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela

07:31 - 08/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme
Breaking Views

Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:45 - 25/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit
Moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Para
Zyrtare, mbrojtësi Hernandez nënshkruan me PSG-në

Zyrtare, mbrojtësi Hernandez nënshkruan me PSG-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com