GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Djajtë’ presin PSG në “San Siro”, Dortmund përballet me Newcastle

10:56 - 07/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Djajtë’ presin PSG në “San Siro”, Dortmund përballet me Newcastle
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthehet mbrëmjen e kësaj të marte, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Champions League, teksa që prej orës 18:45 do të nisin 8 sfidat e para të raundit të 4-t të fazës së grupeve të këtij turneu.

Kështu, në grupin E, “shqiponjat” e Lazio do të presin në “Stadio Olimpico”, “tulipanët” holandezë të Feyenoord, në një përballje që pritet të flasë shumë për ekipin që do të kalojë në raundin tjetër të këtij turneu. Në krahun tjetër, “Loc Colchoneros” e Atletico Madrid do të përballen në “Metropolitano Stadium”, me skocezët e Celtic, ku fitorja është obligim për djemtë e teknikut Diego Simeone.

Në grupin F, i ashtuquajtur ndryshe grupi i “ferrit”, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të presin në “Signal Iduna Park”, “bardhezinjtë” e Newcastle, me djemtë e teknikut Edin Terzic, që do të kërkojnë të përsërisin triumfin e para 2 javëve, teksa në “St.James’ Park” i mundën anglezët me rezultatin minimal 1 me 0. Në përballjen tjetër të këtij grupi, “Djajtë” e Milan do të përplasen në “ferrin” e “San Siro”, me “gjigantët” francezë të PSG, në një sfidë që padyshim është më spektakolarja e fazës së grupeve të këtij kompeticini, ku “kuqezinjtë” do të bëjnë gjithçka për të gjetur fitoren.

Në grupin G, kryesuesit e Manchester City presin në “Etihad”, kampionët zvicerianë të Young Boys, në një sfidë tepër të lehtë për kampionët e Evropës, të cilët do të kërkojnë fitoren e radhës, mbrëmjen e kësaj të marte e në krahun tjetër, “demat” gjermanë të RB Leipzig do të udhëtojnë drejt Beogradit, aty ku kampionët vendas të Crvena Zvezda do të luftojnë për pikë, në mënyrë që të sigurojnë vendin e 3-të të grupit.

Ndërkaq, në grupin H, “katalanasit” e Barcelona do të udhëtojnë drejt “Volksparkstadion” të Hamburgut, aty ku i presin “ukrainasit” e Shakhtar Donetsk, në një përballje që pritet të jetë më shumë një test për skuadrën e teknikut Xavi, ndërsa “dragonjtë” e Porto presin në “Estadio do Dragao”, Antëerp-in e Arbnor Mujës, ku padyshim pritet fitorja e portugezëve për të “hipotekuar” vendin e 2-të në këtë grup.

Crucial games 👊#UCL pic.twitter.com/7YDY95QFaQ

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 7, 2023

Etiketa: Dortmundsan siro

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Gjon’s Tears shpallet “Artisti më i mirë zviceran” në MTV EMA Awards

Gjon’s Tears shpallet "Artisti më i mirë zviceran" në MTV EMA Awards

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com