GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djali i droguar i rreh, prindërit mësues në Tiranë tregojnë tmerrin

15:24 - 30/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Djali i droguar i rreh, prindërit mësues në Tiranë tregojnë tmerrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.” Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve.

“Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë arsye se përse i nevojiten”, – ankohet babai i 20-vjeçarit.

Në një rast i riu, sipas skedës së tij rezulton i arrestuar për dhunë dhe i burgosur për këtë vepër penale dhe nga vendimet e gjykatës shfaqet edhe dëshmia e tij si një person i penduar dhe që do i përkushtohej prindërve.

“Një ditë erdhi në shtëpinë tonë shoku i djalit. Kishte një telefon në dorë dhe na kërkoi 100 mijë lekë dhe e kuptuam që i kishte marrë borxh. Në darkë djali erdhi në shtëpi dhe la një letër që shkruante: “më lini 60 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë.”

Babai thotë se pasi u konsultua me gruan vendosën t’i thoshin “Jo” fëmijës së tyre.

“Në mëngjes nuk lamë asnjë letër mbi tavolinë dhe ikëm në punë. Djali erdhi aty ku ne punojmë dhe nën presion i kërkoi 60 mijë lekë të ëmës. Na tha se nëse nuk i jepnim paratë do na rrihte përpara nxënësve. Në këto kushte u detyruam t’i japim paratë për të shmangur konfliktin”.

Pa zgjatur shumë ditë kërkesa është përsëritur sërish. Ata duke qenë se ishin vetëm në banesë kanë refuzuar. Por në një nga ditët kur janë kthyer në shtëpi u përballën me një suprizë të pakëndshme.

“Djali që ishte brenda kishte thyer sende e orendi dhe na kërkoi 150 mijë mijë lekë me arsyen se donte të largohej nga shtëpia. Në kushtet kur refuzova t’i jap lekët, ai më goditi me shkelma dhe grushta në sy të nënës. Në këto rrethana u detyrova t’i jap 150 mijë lekë dhe ai na tha që nuk do vinte më në shtëpi.”

Ditët në vazhdim ishin torturuese për dy prindërit. Një ditë më vonë 20-vjeçari trokiti në shtëpi. I ra ziles, por ata nuk e hapën derën nga frika e tij.

“Erdhi në banesë përsëri dhe i ra ziles. Nuk e hapëm. Filloi ta godasë me shkelma për ta shqyer, ka sharë, ka ofenduar dhe na kërcënoi. Ai ka marrë dënimin me kusht nga dhuna e parë që ushtroi dhe ndaj nesh gjatë kësaj kohe ka ushtruar dhunë në forma të ndryshme, fizike, psikologjike dhe për të shmangur degradimin moral i kemi dhënë para sa herë na ka kërkuar”.

Policia bën me dije se përpos kësaj dëshmie administroi dhe disa mesazhe të dërguara nga familjarët që i njoftonin të ruheshin nga djali i tyre. Në fashikull tregohet se policia kreu disa veprime midis tyre raport shërbimi për këqyrjen e shtëpisë, atë të kallëzimit të veprës penale, procesverbal për këqyrje të të dhënave të aparatit si dhe një procesverbal ku urdhërohet ndalimi i të riut. Por kur i dyshuari u arrestua për dhunë të përsëritur, ai mohoi gjithçka edhe pse provat janë kundër tij.

“Nuk i kam dhunuar, nuk kam thyer orendi, por vetëm dy pjata jo më shumë. Nuk pi drogë, por kisha ca borxhe” – përmend i riu që akuzohet për dhunë sipas nenit 130 /a/4 I kodit penal./ GazetaSi

Etiketa: administrimPoliciTirane

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Deputeti ikën nga Meta, bashkohet me Partinë Socialiste

Deputeti ikën nga Meta, bashkohet me Partinë Socialiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com