GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Djali i policit ishte organizator”, si u thur vrasja e biznesmenit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Djali i policit ishte organizator”, si u thur vrasja e biznesmenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albano Velo, djali i oficerit Dilaver Velo, të përjashtuar tashmë nga radhët e Policisë, është arrestuar si i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Albano Velo është arrestuar nën dyshimet se është një ndër organizatorët e vrasjes dhe ka pasur rolin e vëzhguesit të lëvizjeve të Edmond Papës, deri ditën e krimit.

Ndërsa 44-vjecari që është shpallur në kërkim nga policia, akuzohet se ka rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.

Gazetarja tha ndër të tjera se Alban Velo ka qenë mik i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, kanë pasur kontakte për vite me radhë me njëri-tjetrin dhe dyshohet të kenë kryer aktivitet kriminal së bashku.

“Edhe pse nuk është pranuar nga familjet e policia zyrtarisht, në informacionet që disponoj, nga familja e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës ka pasur një shkëmbim debatesh mes palëve. Familja e Sadikajt i kanë kërkuar llogari Edmond Papës nëse ka gisht në vrasjen e Sadikajt. Por akuza nuk është pranuar nga ky i fundit. Një histori që motivi ka të bëjë me përplasjet e grupeve kriminale për trafikun e drogës.

Biznesmeni Papa ishte një ndër njerëzit që dinte lëvizjet e Sadikajt e familjet kanë ngritur dyshime se Papa ka pasur dijeni për autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të 27 vjeçarit.
Kështu në nëntor Albano Velo ka nisur të thurë planin për ekzekutimin e Edmond Papës.

Albano Velo në kamerat e sigurisë të sekuestruara nga prokuroria shfaqet me automjetin e tij ditë pas dite e ka vëzhguar viktimën që nga nëntori i 2022 e deri ditën e ngjarjes. Velo shfaqet në automjetin e tij pak minuta para se të shfaqet ekzekutori.

Kyç edhe dëshmia e pronarit të lokalit që ka dhënë detaje të sakta dhe karakteristika të ekzekutorit, ku ka thënë se autori ka pasur një golf të ngritur deri afër hunde, jo maskë.

Automjeti, qelizat telefonike, dëshmi të njerëzve afër. Albano Velo dhe 44 vjecari në kërkim ishin njohjet më të afërta me Sadikajn.

Pas krimit, për një distancë të gjatë janë larguar në këmbë dhe është në kamera dhe momenti kur kanë ndërruar rrobat që mbanin veshur“, tha Lala në News 24.

Etiketa: Kryesore1planiPoliciVeloVrasje

Lajme të lidhura

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Aktualitet

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Para
Reshje dëbore në Shqipëri, ja kur priten sipas sinoptikanëve

Reshje dëbore në Shqipëri, ja kur priten sipas sinoptikanëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt...

Lexo më shumë
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

11:56 - 28/10/26
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:48 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com