GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Djalin na e kanë vrarë”, si Gazmir Ngota inskenoi zhdukjen

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Djalin na e kanë vrarë”, si Gazmir Ngota inskenoi zhdukjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Implikimi në vrasjen e e Menduh Kurt Dedës, dhe frika e një arrestimi të mundshëm ka bërë që Gazmir Ngota, të inskenojë zhdukjen e tij, për një periudhë tre mujore.

Pavarësisht se Ngota, shfaqet në dëshminë e tij si një njeri i penduar dhe që herë pas herë ishte matur të dorëzohej në polici, prej muajit gusht ai ka vënë në jetë një plan për t’ju shmangur ndjekjes penale me qëllim për ti shpëtuar arrestimit.

Në dokumentat e siguruara nga Ora News flitet për një material hetimor që tregon zhdukjen pa adresë të Gazmir Ngotës. Denoncimi i tij është bërë nga familjarët, të cilët kanë pretenduar në polici se njeriu i afërm, kishte humbur kontaktet. Ata kanë pretenduar se djali i tyre, mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Materiali kallëzues është çuar për vlerësim në prokurorinë e Tiranës, për “largim nga banesa”.

Por në 11 nëntor, prokurorja e çështjes, Elfrida Bregova, ka vendosur të mosfillojë hetimet për këtë rast.

Hetimet

Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj sëbashku me djalin e saj Besmir Karaj, u tradhtuan nga dëshmia e shoferit të shoqatës Faik Stojna.

Ai ishte në dijeni të vrasjes së Menduh Kurt Dedës, pasi këtë ngjarje të rëndë, sipas tij, ja kishte treguar vetë Marjeta dhe Besmir Karaj.

Rrëfimi i Stojnës, para policisë erdhi vetëm pas hyrjes në konflikt me nënë e bir, të cilët e kanë kërcënuar se ai do përfundonte njësoj si Menduh Kurt Deda.

Në dijeni të dëshmisë së Faik Stojnës, është vënë dhe Gazmir Ngota, i cili ka dalë nga roli i inskenimit të “zhdukjes” dhe është paraqitur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke treguar të gjithë dinamikën e vrasjes së 61-vjeçarit.

Ngota ka shfaqur pendesë për krimin ndërsa bashkë me të në pranga, ra dhe Marjeta Karaj.

Djali i saj, Besmir Karaj, është shpallur në kërkim, ndërkohë që nga nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fund të muajit nëntor, ai është larguar në drejtim të Italisë, duke mos u kthyer më në Shqipëri.

Shkak i vrasjes së 61-vjeçarit, është bërë një shumë financiare prej 10 milionë lekë të vjetra, që Kurt Deda ja kishte borxh, Marjeta Karajt.

Etiketa: Gazmir NgotainskenimKryesore1Vrasjezhdukje

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Para
Aksident tragjik, ndërron jetë aktori i njohur i filmave komik

Ndahet nga jeta gazetari i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

Dita e 63-të e rezistencës popullore mblodhi një masë të madhe qytetarësh shqiptarë në shesh, teksa iu bashkua edhe Diaspora...

Lexo më shumë
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com