GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Djalli sprovon Gledis Nanon, Komisioni i tenderit eleminon rivalët e Bajramit

18:43 - 25/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Djalli sprovon Gledis Nanon, Komisioni i tenderit eleminon rivalët e Bajramit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri tani Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ka shpëtuar sulmeve të opozitës, por sado të jetë i kujdesshëm herët ose vonë ai do përballet me Djallin dhe Djalli në Shqipëri nuk vjen vetëm me zjarr dhe intriga, por shumicën e rasteve vjen me çanta shpine plot e përplot pasi lakmia është mëkati që i tundon të gjithë.

Dhe Djalli sapo ka trokitur, pasi në 20 qershor te buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik është publikuar emri i fituesve që do realizojnë ndërtim/rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Policisë së Elbasanit me ofertë fituese 323 milionë lekë ose 3.2 milionë dollarë.

Fituesi është bërë një emër i zakonshëm jo vetëm për Bashkinë e Elbasanit, por edhe për qeverinë pasi kompania “Barjami N” shpk është zmadhuar në mënyrë progresive bashkë me kompaninë tjetër “Zdravo” shpk.

Pa llogaritur historikun e paprecedentë të kompanive, fillimisht do merremi me problemet që ka shfaqur gara për tenderin pasi ka dyshime të forta për favorizim të cilat do t’i provojmë më poshtë.

Problemi i parë lidhet me ndryshimin e dokumentave standarte të tenderit të cilat parashikojnë kushtet për të garuar për tenderin. Për të gjithë ata që nuk e kanë hasur, kur kryhen procedurat për këtë lloj tenderi, në fillim bëhet kualifikimi i kompanive që do garojnë ku duhet të plotësohen kushtet te dokumentat standarte (DST), pasi është kaluar kjo fazë ngelen kompanitë që kanë kaluar dhe zgjidhet oferta më ekonomike për shtetin, d.m.th oferta e kompanisë me çmimin më të ulët për të kryer punimet.

Ajo që ka bërë Drejtoria e Policisë së Shtetit është se ka ndryshuar kushtet e tenderit duke ndryshuar licencat, pa të cilat një operator skualifikohet. Nuk është aspak normale të ndërrohen kushtet për një tender 323 milionë lekë në fazën e kualifikimit.

Edhe sikur ta injorojmë këtë fakt, në garë kemi një kompani, pronari i së cilës është paditur disa herë nga ndërtuesit, nga biznesmenët, një personazh i cili ka marrë tendera nga bashkia duke patur gruan nënkryetare. Në 2016, ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet facebook-ut sipas informacionit nga një qytetar anonim, akuzoi Nazif Bajramin si njeri të lidhur me botën e krimit dhe si tutor prostitutash në Itali.

Pyetja që lind natyrshëm është: Pse nuk e paditi zoti Nazif Sali Berishën? Pse nuk ngriti një padi? Shumë lehtë mund të merrte disa të ardhura për dëmtim imazh. Doktori mund të gënjej do thoni ju, atëhere pse nuk e paditi Nazif Bajrami?

Problemi i tretë lidhet me ankesat, nëse nuk ka ankesa zakonisht do të thotë se skualifikimet kanë qënë të drejta. Megjithatë në këtë rast ka patur ankesa, konkretisht firma “Aurora Konstruksion” shpk & “Lala” shpk & “Rafaelo 2002” sha ka regjistruar një ankesë në 23 Qershor pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Ankesa ka ardhur pasi kompania është skualifikuar nga gara pasi kostoja e punimeve të deklaruara del më e madhe se sa pretendon bashkimi i operatorëve.

Nuk është normale kur skualifikohen të gjitha kompanitë që kanë ofertën më të ulët se bashkimi i firmës së Nazif Bajramit me “Zdravo” shpk dhe lihet në garë vetëm kompania që ka ofertë më të lartë se bashkimi i këtyre operatorëve, e cila do humbasë me patjetër për shkak të ofertës.

Keto janë fakte të cilat mund t’i verifikoni duke shkuar te adresa e Agjencisë së Prokurimeve Publike në faqen 217 ku shkruhet “DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISE SË SHTETIT” do lexoni maskaradën që është bërë me paratë publike, sepse fundja janë taksat e shqiptarëve të cilat në vend të shkojnë për dietat e pamarra të policisë, shkojnë për një godinë e cila nuk i bën punë askujt, sepse shumicën e kohës rri bosh ose ka hajdut speckash dhe domatesh, me raste të shoqëruar nga fermerë të kthyer në kultivues hashashi në shërbim të bandave.

Gjithsesi, kontrata ende nuk është firmosur dhe duhet të presim reagimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili gjendet përballë një sprove për të treguar se sa kanë ndryshuar gjërat në polici apo thjesht një figurë tjetër e cila merr urdhra nga lart.

 

Etiketa: bajramiGledis Nanokryesore2policia e ElbasanitPolicia e Shtetitsprova e djallittenderi

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Video/ Zjarr i madh në një fabrikë bojërash, nuk dihet nëse ka të plagosur

Video/ Zjarr i madh në një fabrikë bojërash, nuk dihet nëse ka të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com