GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Djana Bahçja, Edoardo De Filipo dhe Bajram Begaj!

19:17 - 15/03/23
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Djana Bahçja, Edoardo De Filipo dhe Bajram Begaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Bledian Koka – Në një akt të padëgjuar deri më sot, drejtësia shqiptare ka vendosur të dërgojë në burg për një gjobë të papaguar, nënën e një vajze 10 ditëshe. Lehona nga Shkodra, Djana Bahçja as nuk e kishte idenë që ajo kishte hesape për të larë me ligjet e Shqipërisë, por ligji është i verbër dhe si i tillë funksionon pavarësisht ligjeve të natyrës. Atij ligji që thotë se një foshnje e porsalindur duhet të ushqehet nga gjiri i nënës së saj të paktën 6 muaj.

E njëjta drejtësi që liroi 1 muaj më parë Dan Hutrën i cili vrau 3 gra për një orë, e po i njëjti ligj që la në shtepi Fation Muratin e që për faj të të cilit humbi jetën 60 vjeçarja Mimoza Paja, ka vendosur qe Djana Bahçja të shkoi në burg për 5 pare. Ironi therëse më të zezë se kaq në vetëm 20 ditë të marra bashkë, vetëm një vend i mallkuar si Shqipëria mund të prodhojë. Por dhe sikur ligji të jetë në të drejtën e vet, cfarë mund të bëhet për të kthyer nënën te foshnja, dhe për ti dhënë foshnjes nënën?

Pa dashur të bëj sofizma, jo historia por kinematografia italiane e ka trajtuar me përpikmëri të frikshme një situatë të ngjashme. “Ieri, oggi e domani” është një nga skenarët kryevepër që Edoardo De Filipo i ka dhuruar kinemasë italiane përmes një filmi të drejtuar nga Vittorio De Sicca nën interpretimin e mrekullueshëm të Sofia Loren e Marcello Mastroianit. Ky triptik kinematografik, në episodin e parë, “Ieri”, trajton dramën e një familje të varfër napoletane. Karmine dhe Adelina kanë një problem ligjor me shtetin, gjobë e cila rezulton nën emrin e Adelinës.

Për t’i shpëtuar përballjes me ligjin, çifti ka lindur plot 6 fëmijë, sepse rregulli parashikon që një nënë shtatëzënë ose 6 muajshe lehone nuk mund te burgohet. Pasi dështon të ngelet shtatëzënë sërish, Adelina vendos të bëjë burgun dhe shkon në qeli bashkë me dy femijët më të vegjel. Komuniteti bëhet bashke dhe fillon të mbledhe qindarka për lirimin e Adelines, por e gjitha kjo nuk mjafton.

Atëherë, bashkeshorti i Adelines vendos ti drejtohet Presidentit të Republikës për falje, vendim i cili merret nga ky i fundit dhe Adelina lirohet e bashkohet me familjen e saj. 70 vjet më parë, De Filipo mund t’i jetë referuar edhe një historie reale kur shkroi dramën e Karmines dhe Adelinas. Sot pas 70 vjetësh ne vetëm mund të mahnitemi me gjeniun Italian dhe të dëshpërohemi për batakun ku kemi rënë, si një lagje e varfër e Napolit e viteve 50!

A ka në dorë Presidenti i Republikës të ndërhyjë në këtë pikë? Në ato pak kompentenca që ende i kane mbetur Kreut te Shtetit në Shqipëri, ekziston edhe mundësia për të firmosur amnisti. Nëse Shqiperia sot do të kishte një President Republike, i cili nuk shqetesohet nëse ka apo s’ka eskorte kur udhëton nëpër botë, por do te ishte i përqendruar për të bërë punën e tij si përfaqësues i unitetit dhe interesave të popullit, Bajram Begaj do të duhet të ishtë vënë në lëvizje sot duke firmosur që nëna e një foshnje të kthehej të krijesa e saj.

Për ironi, këtë të mërkurë, zonja e parë Armanda Begaj zhvillon në Presidencë një aktivitet me temë “Gruaja- shpirti i thesareve tona etnografike”.

Zonja e parë nuk ka në dorë të firmosë amnisti, ama sot ajo mund dhe duhet ti përshpërisë në vesh bashkëshortit të saj se ai ka në dorë të japë një dorë për drejtësi sociale përballë pa(drejtësisë) së ligjit që nuk ka mëshirë, kur nuk ka lek! Sigurisht që duke parë sesi erdhi Bajram Begaj në krye të shtetit është e tepërt të pretendosh shumë.

Një figurë i cili është i aftë të firmosë për asgjësimin e aseteve ushtarake me vlerën e “sigurisë kombëtare” për intersat e oligarkëve, është shumë larg esencës logjike të një njeriu mediokër që të ketë dëgjuar për rastin e Djana Bahces e larg qoftë të triptikut të Edoardo De Filipos, që 70 vite më parë e thirri në kauzë Presidentin e Republikës.

Deri atëherë, ne, populli, atë që ende kemi mbetur në Shqipëri, nuk na mbetet vetëm që përsiatemi duke kërkuar shembuj sesi mund të lirohet nëna e një foshnje, dhe sesi e njëjta “drejtësi” liron 2 kriminelë pa din e iman me pasoja ne jetë nënash e grash.

Etiketa: Bajram BegajBledian KokaDjana Bahçja

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com