GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djegësi i Tiranës, Berisha: Altin Dumani të blenë me një thes me para për të shpëtuar Veliajn

19:23 - 31/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegësi i Tiranës, Berisha: Altin Dumani të blenë me një thes me para për të shpëtuar Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh pasditen e sotme, në mesazhin drejtuar mbështetësve të tij, se Erion Veliaj duhet qëruar nga zyra e Kryebashkiakut të Tiranës.

Por Berisha artikuloi akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimin për inceneratorin e Tiranës, duke u shprehur se e kanë blerë për dosjen e djegësit të Tiranës

“Të ftoj qytetarët e Tiranës të mos tolerojnë një turp, një hajdut, një vjedhës si Erion Veliaj, të përdhosë shtëpinë e parë të Tiranës, shtëpinë e parë të kryeqytetit, zemrës dhe trurit të kombit.

Ta kërrejmë me lecka këtë hajdut që në paturpësinë më të madhe u deklaron se ka mbjellur 1 milion pemë, në fakt ka vjedhur paratë tuaja për 1 milion fidanë. Dhe a e dini se sa i ka blerë fidanet ai? I ka blerë me Blendi Gonxhen edhe 6500 euro.

Ndaj dhe merreni bashkinë në dorë, mos lini një hajdut si ai që të përdhosë.

Mos harroni se ky hajdut i mbrojtur nga binomi i grupit të strukturuar kriminal Dumani-Kraja, gjobit për çdo ton mbetje qytetarët e Tiranës me 29 euro, tarifa ligjore për djegien e tyre, në një kohë kur nuk digjet asnjë ton.

Çojani Dumanit, çojani Krajës ta mbajnë për vete hajdutin, se me të kanë ndarë paratë, 130 milionë euro vetëm për djegësin e Tiranës dhe nuk kanë guxuar gjer sot as ta pyesin një herë të vetme.

Si ka mundësi që ky Dumani, në fashikullin e akuzës për Arben Ahmetajn, që e shkëputi nga procedura për të mbrojtur Erion Veliajn dhe Edi Ramën, përmend 13 herë emrin e Erion Veliajt.

Kurse kur dosja e djegësit të Tiranës, për të cilin janë shpenzuar 130 milionë euro dhe nuk ekziston asnjë gjurmë e tij, shkoi në gjykatë, nuk ekzistonte asnjëherë të vetme emri i Erion Veliajt.

Ta pyesin pak: Altin, çfarë ndodhi me ty, more ndonjë thes me paratë e djegësave apo të nxori ndonjë karton të kuq Edi Rama? Thuaja shqiptarëve dhe mos u hiq si i pavarur.

Të pyesin pak Damanin, po ti që për Ilir Beqajn me shumë të drejtë në mendimin e pakicës kërkove që të hetohej se as në hetim nuk ishte, në fakt të jemi realistë, hajdut si Ilir Beqaj mund të jetë vetëm Erion Veliaj, Blendi Gonxhe dhe Edi Rama. Tjetër nuk ka.

Por problemi është se vjedhja e deritanishme, abuzimi i Ilir Beqajt shkon gjithsej 76 milionë euro. Kurse ky i Veliajt shkon 130 milionë euro me Edi Ramën. Atëherë si ka mundësi që nuk bën një shënim pakice.

Nuk ta mban, të blenë, të vunë nën kontroll.

E vërteta e kap lepurin me qerre. Jo pushteti, e vërteta! Se pushteti është i kapur. Pushteti është kalbësirë këtu”, tha Berisha.

Etiketa: berishadjegesiDumaniKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Para
“Doja që Suela të vdiste”, shqiptari që vrau ish-partneren në SHBA përballet me 8 akuza

“Doja që Suela të vdiste”, shqiptari që vrau ish-partneren në SHBA përballet me 8 akuza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com