GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Djegësit”, Berisha: Pas Ramës, Veliaj është hajduti kryesor

12:32 - 31/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Djegësit”, Berisha: Pas Ramës, Veliaj është hajduti kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke u shprehur se ai është përgjegjësi i parë dhe kryesor për aferën me djegësin e Tiranës.

“Në vjedhjen e shekullit, Erion Veliaj renditet pas Edi Ramës, hajduti më kryesor.
Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit.

Djegësi i Tiranës apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

Po të kemi parsysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro.

Djegësi Veliaj, ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se ‘pronarët’ janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të përpijë përditë fonde të buxhetit të shtetit deri në 2 milionë euro në muaj, sikur të mos jetë një sipërmarrje krimi por sikur të jetë një sipërmarrje transparente dhe sukses i ligjit.

Ky monument i korrupsionit mbrohet nga drejtësia vetëm se pronarët e tij janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.
Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim.

Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit.

Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar ‘no koment’.

Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës para ligjit Edi Rama, Engjëll Agaçi, Koka, Gjiknuri, Bllako. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë është Erion Veliaj, pasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë firmë nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit të plehrave dhe zëvendësimit me djegësin me koncesion.

Erion Veliaj është përgjegjës kryesor për djegësin e Tiranës pasi ka vendosur në kundërshtim me ligjin, vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur kurrë dhe për to nuk firmos kurrë kryetari i bashkisë, por kryetarët e këtyre këshillave.”, tha Berisha.

Etiketa: deklarataErion VeliajKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Para
Programi kufitar me RMV, Kovaçevski: Ballkani s’ka pse të ketë kufij

Programi kufitar me RMV, Kovaçevski: Ballkani s'ka pse të ketë kufij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së...

Lexo më shumë
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com