GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person

14:31 - 19/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi dyshohet për tentativë për t’i vënë zjarrin një automjeti.

Efektivët e qytetit bregdetar bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera të djegieve të mjeteve, që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Hetime të thelluara proaktive për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, të djegies së pronës private, me zjarr.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flames”, dokumentohen 4 raste të djegies së automjeteve, në qytetin e Vlorës.

Arrestohet në flagrancë, në tentativë për të djegur një automjet, një 31-vjeçar.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i hetimeve të thelluara është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.

Zbardhen edhe 3 raste të djegies të automjeteve, identifikohen autorët, por nuk bëhen me dije të dhënat e tyre pasi vijojnë hetimet dhe puna operative.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim i ndjekur intensivisht me metoda speciale proaktive për disa javë, nisur dhe nga rastet e shkatërrimit të pronës me zjarr, kryesisht të automjeteve, gjatë muajve dhjetor dhe janar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale, konkretisht:

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse një automjet tip “BMË”, të parkuar, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Po në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, është shpallur në kërkim, më datë 30.12.2021, shtetasi Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i cili dogji me zjarr një dyqan me mallra industrialë dhe tentoi të digjte një automjet, të dyja në pronësi të shtetasit F. V.

Gjithashtu, nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 30.12.2021 dhe shpallja në kërkim e 3 autorëve të dyshuar, të dhënat e të cilëve nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimit që vijon. Këta 3 shtetas dyshohen se kanë djegur me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve E. K., D. S. dhe K. S. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: djegiemakinashVlore

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
EUROSTAT: Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë, rekordin e mban Kosova

Dyndja e emigrantëve, popullsia e Gjermanisë arrin rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com