GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Djemtë treguan maksimumin”, Daja: Jemi të detyruar të mos festojmë

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Djemtë treguan maksimumin”, Daja: Jemi të detyruar të mos festojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka reaguar pas fitores në derbin ndaj Dinamos. Ai deklaroi se futbollistët e tij dhanë maksimumin dhe patën kontrollin nga fillimi deri në fund. Trajneri i të kuqve u shpreh se duhen rikuperuar pikët që janë humbur në fazën e parë.

Megjithëse fituan, Daja tha se Partizani është i detyruar të mos festojë, pasi nuk ka bërë mirë në fazën e parë dhe tashmë duhet të fokusohen te Kukësi e të shohin çfarë do të ndodhë me pas.

“Vijmë në një moment ku në 6 javët e fundit kemi marrë 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje në Shkodër që mund të bënim më shumë. Është pozitive që reagojmë kështu në derbi. Sot djemtë treguan maksimumin, kemi pasur kontrollin nga fillimi deri në fund, kemi pasur shumë situata para portës dhe e vetmja gjë që nuk shkoi ishte finalizimi para portës.

Pas kësaj ecurie pozitive, sigurisht stresi është sepse jemi të detyruar të rikuperojmë pikët që kemi lënë në fazën e parë. Ndoshta ky është presioni si shtuar i lojtarëve para portës, në ato raste që paraqitën do të shihet që cilësia është. Kemi prodhuar shumë, mungesa e atyre pikëve të lëna për gabime individuale rrit tensionin dhe presionin. Gjendja emocionale bën të vetën.

Kur nuk ke stabilitet pikësh, një ekip si Partizani është nën presion gjatë gjithë kohës, është ndërtuar për objektiva të tjera nga vendi ku jemi, kjo bën që oscilacionet të jenë më prezentë, se besoj që po të kishim më shumë pikë nga faza e parë, nuk do të ishim në vështirësi dhe do të kishim më pak luhatje.

Ky intensitet ndeshjesh dhe ky lloj presioni për shkak të pikavarazhit, nuk e kemi shpërndare vëmendjen e jemi përqendruar te grupi që kemi. Sigurisht që do të bëjmë merkato, por jo duke larguar, po duke përforcuar repartet ku kemi më shumë nevoja, edhe një javë na ndan nga mbyllja e pjesës së par të kampionit dhe pastaj do të kemi punë intensive për të parë. Ne punojmë si staf por pa miratimin tim nuk besoj se do të afrohet lojtar, pro shpresojmë të gjejmë lojtarin e duhur.”

Ne do bëjmë punën tonë, do të bëjmë ndeshjet tona, se çfarë bëjnë kundërshtarët… Në një moment të tillë ne na leverdis barazimi se janë -2 pikë te të dy ekipet. Por të fitojë ai që do ta meritojë, por shpresoj të shkojë drejt barazimit se ashtu na intereson.

Japim maksimumin në ekipet që drejtojmë, ne nuk do të përmendim fjalën titull, por rikuperim pikësh në tabelën e klasifikimit. Por titujt i festojnë të gjithë njëlloj.

Ne kemi bërë mirë në këto 6 javë por jemi të detyruar të mos festojmë e gëzojmë, sepse kemi bërë keq në fazën e parë. Ato pikë duhet t’i rikuperojmë ndaj festa jonë është të fokusohemi te Kukësi dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”, tha Daja.

Etiketa: Derbiilir dajaPartizani

Lajme të lidhura

“Jemi më të uritur se ata”, kapiteni  “shkel gazin” te Egnatia para ndeshjes: Nuk jemi rastësisht këtu
Sport

“Jemi më të uritur se ata”, kapiteni “shkel gazin” te Egnatia para ndeshjes: Nuk jemi rastësisht këtu

10:34 - 20/08/26
Conference League, mbrojtësi i Dinamos bën ‘premtim gladiatorësh’: Jemi gati të japim gjithçka në fushë
Sport

Conference League, mbrojtësi i Dinamos bën ‘premtim gladiatorësh’: Jemi gati të japim gjithçka në fushë

10:22 - 20/08/26
Japonezi i paarritshëm, Miura shënon dy gola në moshën 59-vjeçare
Sport

Japonezi i paarritshëm, Miura shënon dy gola në moshën 59-vjeçare

19:33 - 19/08/26
Para
Basha zbulon sloganin e Kuvendit të 18 dhjetorit: Zgjedhim të ardhmen!

Basha zbulon sloganin e Kuvendit të 18 dhjetorit: Zgjedhim të ardhmen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës: Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit
Aktualitet

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës: Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit

10:51 - 20/08/26

Lëvizja qytetare antiqeveritare në Tiranë, e njohur gjerësisht si “Revolucioni Flamingo”, shënoi më 18 gusht ditën e 80-të radhazi të...

Lexo më shumë
“Jemi më të uritur se ata”, kapiteni  “shkel gazin” te Egnatia para ndeshjes: Nuk jemi rastësisht këtu

“Jemi më të uritur se ata”, kapiteni “shkel gazin” te Egnatia para ndeshjes: Nuk jemi rastësisht këtu

10:34 - 20/08/26
Conference League, mbrojtësi i Dinamos bën ‘premtim gladiatorësh’: Jemi gati të japim gjithçka në fushë

Conference League, mbrojtësi i Dinamos bën ‘premtim gladiatorësh’: Jemi gati të japim gjithçka në fushë

10:22 - 20/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
The Guardian: Pakti me Ramën për refugjatët po i kthehet në fatkeqësi politike Melonit

“Shkel të drejtat e njeriut”, Amnesty International kërkon fundin e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

09:38 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com