GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Do bashkëpunoj me Rusinë”, Dodik: Ambasadat perëndimore nxitën destabilitet

18:16 - 05/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do bashkëpunoj me Rusinë”, Dodik: Ambasadat perëndimore nxitën destabilitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Srpska do të bashkëpunojë me Rusinë, duke theksuar se Perëndimi duhet ta respektojë këtë. “Prioriteti kryesor i politikës sonë të jashtme është bashkëpunimi i suksesshëm me Serbinë, Rusinë, Hungarinë, Kinën dhe të tjerët që e dëshirojnë këtë”, tha Dodik për agjencinë ruse TASS.

Ai shtoi se do të përpiqet të bisedojë me Perëndimin, por se ata duhet të mësojnë se një komunikim i tillë nuk është më i mundur nëse kërkohet vetëm nënshtrim nga pala e tyre.

Dodik vuri në dukje se nëse Perëndimi dëshiron të flasë, duhet të respektojë përparësitë e politikës së jashtme të Republikës Srpska, dhe ato janë të lidhura me miqësinë e provuar historikisht midis Rusisë dhe popullit serb.

Ai shtoi se fitoi garën për presidencën e Republikës Serpska më 2 tetor, pavarësisht ndërhyrjet nga perëndimi.

“Përparësia ime totale, sipas rezultateve të zgjedhjeve, arrin në 30 mijë vota, ose rreth pesë apo gjashtë për qind. Në rrethanat aktuale, ky është një rezultat shumë domethënës, i cili nuk mund të vihet në dyshim nga asnjë veprim që do të inicohej këtu nga partitë opozitare, të cilat ambasadat perëndimore i inkurajuan të shkaktojnë destabilitet”, tha Dodik.

Duke komentuar rezultatet e votimit, Dodik shtoi se situata është paqësore dhe stabël dhe se është në shqyrtim formimi i qeverisë së re. Ai shpjegoi se mbledhjet e para për këtë do të zhvillohen sot.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë për nesër, duke thënë se në zgjedhjet e 2 tetorit ka ndodhur një vjedhje e madhe elektorale dhe se në zgjedhjet për president të RS-së janë “vjedhur” deri në 100 mijë vota.

Etiketa: bashkepunimiDodikjRusia

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
A do të përdorë Rusia armë bërthamore?

A do të përdorë Rusia armë bërthamore?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com