GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Do bëhen prindër për herë të parë, si nisi historia e dashurisë…

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Do bëhen prindër për herë të parë, si nisi historia e dashurisë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eleni Foureira konfirmoi një ditë më parë thashethemet që qarkullonin prej muajsh, se është në pritje të ëmbël.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Greqi dhe partneri i saj, Alberto Botia do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël ajo e zbuloi përmes disa fotove në Instagram.

Si janë njohur

Romanca e Foureira-s dhe Albertos nisi në vitin 2016 gjatë një nate në buzuki. Tërheqja mes tyre u ndje menjëherë në shoqërinë e tyre. Gjithçka nisi kur futbollisti së bashku me shokët e tij të skuadrës Roberto Jimenez dhe Pajtim Kasami vendosën të shijojnë një natë nën klimën e Greqisë.

Takimi i Botias me këngëtaren ka ndodhur atë natë të vitit 2016, kur Pajtimi ka bërë prezantimet dhe futbollisti është ndjerë i “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare. Këngëtarja, megjithatë, në atë kohë nuk dukej e disponueshme, pasi së fundmi ishte ndarë nga lidhja serioze me Spyrangelos Lykoudis.

Siç dihej në atë kohë, ndarja e tyre erdhi në mënyrë të papritur, pasi çifti ishte një hap përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre. Megjithatë, dashuria e këngëtares për futbollistin nuk vonoi të shfaqej, pasi Eleni Foureira iu dorëzua romancës së zjarrtë, e cila do të zhvillohej në krijimin e një familjeje.

Të dy për një kohë të gjatë e mbajtën larg syrit të publikut lidhjen e tyre. Por, në qershor të vitit 2017 ata u kapën mat gjatë pushimeve të tyre në Naxos, shkruan abcneës.al.

Raportet që donin që çifti të kalonte një krizë

Në vitin 2018, qarkulluan thashetheme se çifti po kalonte një krizë, pasi Eleni Foureira ishte e përkushtuar ndaj punës dhe turneut të saj botëror pas Eurovizionit, ndërsa Alberto Botia ishte në Spanjë. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e ndërtuar mbi themele të forta, ndaj asgjë nuk mund ta tundte.

Rrëfimi publik për dashurinë e saj

Eleni Foureira, edhe pse nuk flet shpesh për jetën e saj personale, në intervistat e fundit ajo vendosi të “hapë” zemrën dhe të rrëfejë se është marrëzisht e dashuruar. “Kush tha që nuk jemi bashkë?” Zoti e di nëse do të martohemi. Jam shumë mirë, shumë e lumtur. Jam shumë e dashuruar.Sigurisht që më mungon. Më pëlqen gjithçka tek ai. Ai është shumë i pashëm…“, theksoi mes të tjerash asokohe këngëtarja.

Dëshira për të pasur një fëmijë dhe mundësia e martesës

Këngëtarja theksonte se dëshira e saj e madhe ishte të bëhej nënë. Duke folur për revistën “Hello”, ajo tregoi: “Jam shumë mirë, jam në një marrëdhënie të qëndrueshme. Ndihem shumë mirë sepse më qetëson ky stabilitet. Gjithashtu, unë kam pasur gjithmonë familjen në mendjen time.

Krijimi i një familjeje nuk është i lehtë për të gjitha gratë. Sepse po të duash nuk është e lehtë as për mua në këtë periudhë që po kaloj tani, them që nëse do të vijë, do të vijë ”. Duke folur për mundësinë e martesës, ajo theksoi: “Prioriteti im është kryesisht të kem një fëmijë dhe jo të martohem.”

Këngëtarja shtoi se ajo që e bën të ndihet mirë në jetën personale është: “Partner i qëndrueshëm në dëshirat dhe bindjet e tij. Faleminderit Zotit, për shumë vite kam qenë me një burrë që e përmbush në mënyrë perfekte këtë kusht“. Në një tjetër intervistë, ajo tha se do të donte dy fëmijë, shkruan abcneës.al.

“Përpiqem t’i mbaj disa gjëra për vete, të mos flas për jetën time personale. Unë dhe partneri im jemi dy njerëz të lirë. Nuk është qëllimi i jetës sonë që të martohem. Kam frikë nga martesa. Idealisht do të doja të kisha dy fëmijë. Unë me të vërtetë dua të kem fëmijë. Alberto është një person i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm në jetën time mund të jetoj gjithë jetën time”.

Shtatzënia

Këngëtarja shqiptare bëri me dije lajmin së fundmi se është në pritje të ëmbël. Ajo ndau disa fotografi duke pozuar në shtrat në krah të Alberto Botias dhe duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Lajmet për shtatzëninë kanë qarkulluar që në verë kur ajo anuloi turneun e saj veror.

Etiketa: dashuriseeleniHistoria

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Raketat ruse godasin Poloninë, reagon NATO

Qeveria polake paralajmëron: Mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26

Tensione në protestën e sotme më 20 tetor mes protestuesve dhe policisë. Policia ka hedhur ujë me kimikate në drejtim...

Lexo më shumë
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com