GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do bëhet”/ Policia nuk i dha leje, Berisha këmbëngul për protestën

12:43 - 01/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do bëhet”/ Policia nuk i dha leje, Berisha këmbëngul për protestën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është i vendosur për të organizuar protestën e 6 dhjetorit. Pavarësisht se Policia e Shtetit nuk i dha leje për shkak të mbajtjes së Samitit të BE në të njëjtën ditë në Tiranë, ai ka deklaruar se tubimi do të bëhet.

Ndër të tjera, Berisha vlerësoi presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier pas vizitës sot në kryeqytet, duke thene se e ka mbështetur Shqiopërinë, madje dhe Kosovën në kohën që ishte ministër i Jashtëm,

“Një përshëndetje të përzermërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë. Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti 90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut. Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij.

Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent. Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij. Unë gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madh,e aktin kriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Ramës. Ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediesh.

Ju garantoj që kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveç hakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës. Për qëndrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin për qytetarët shqiptarë. Unë kam këtu shkresën ku IKMT në vitin 2017, merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Pra, ka leje dhe çdo gjë. Ky akt i shëmtuar i një njeriu të sfazuar nga fakultetet mendore. I një njeriu që përfaqëson errësirën, arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodh sot. Në një ditë si kjo, që është një ditë e veçantë, se një burrështetas i një vendi të madh viziton vendin. Ndërkohë që fadromat e një njeriu të verbër i futen një resorti ku PS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale. Një gjë ju siguroj, se do jenë taksapaguesit shqiptarë që do paguajnë urrejtjen e këtij karakteropati. Si në rastin e Agonit dhe në raste të tjera.

Këtë herë do i paguajnë një për një, ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh të dëmshpërblehet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Kjo vjen pas televizionit Ora, që ky i çoi Arapin e zi për xhandar. Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike. Ky jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër. Por si kryetar i një organizate kriminale. Por opozita shqiptare do bëjë gjithçka dhe do e hedhë atë ku e meriton.

Në këtë resort PS ka zhvilluar dhjetra ceremoni, këta meritojnë çdo fjalë. Por njeriu nuk duhet që të prishë gojën e tij. Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë gabimet e Edi Ramës. Ndonëse ne do të bëjmë ligjin që pagesa të bëhet personalisht nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Eshtë një njeri i çmendur nga fobia mediatike, jeton i tmerruar për vjedhjet që ka bërë. Ka firmosur si kreu i një organizate kriminale.

Protesta e 6 dhjetorit? Do jetë madhështore. Liderët europianë nuk janë si Edi Rama, e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor. Ku do protestoj? është në dorën e protestuesve dhe të organizatorëve, por ne sheshin nuk e lëshojmë” , deklaroi Berisha në një prononcim jashtë parlamentit.

Etiketa: Partia DemokratikeprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Nga Donaldi deri te reagimet pas BBV, Beatrix i thotë të gjitha 

“Jam e sëmurë”, Beatrix në gjendje jo të mirë shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com