GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do dalin e-maile të tjera”/ Çfarë pritet? Artan Hoxha lëshon paralajmërimin

22:02 - 22/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do dalin e-maile të tjera”/ Çfarë pritet? Artan Hoxha lëshon paralajmërimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas e-mailit që DEA u drejtoi autoriteteve shqiptare, e cila njoftonte se kompania Zico sh.a, që importon banane në markën “Banaking” trafikon kokainë, ka ardhur dhe reagimi i gazetarit të kronikës Artan Hoxha.

Ai tha në programin “Të paekspozuarit”, se mund të ketë emaile të tjera të DEA që do të publikohet dhe deklaroi se Banaking vetëm me një ngarkesë solli 2 ton kokainë nga Ekuadori, por nuk ndodhi asgjë dhe kompania vijoi punën e pashqetësuar.

“Hakerat iranianë përveç dëmit të jashtëzakonshëm që na kanë bërë, dalin edhe këto komunikimet me partnerët tanë strategjikë. Organizatat kriminale shqiptare paguajnë me florinj, për të ditur se cfarë informacionesh ka DEA dhe anti mafia italiane për ta. Padiskutim që këto komunikime, kanë provuar atë që kemi thënë këtu në janar dhe në fund të korrikut, te ky emision. Nuk di të ketë pataur studio tjetër që të jetë folur më shumë se kjo studio jote. Kemi thënë fiks çfarë ka shkruar ai i DEA. Nuk dinim çfarë ka shkruar DEA por dinim cfarë ndodhte.

Kjo është kompania më e madhe në treg dhe ka pjesën lider të tregut, për shkak edhe të disa situatave të krijuara në Shqipëri dhe disa aksioneve të policisë së shtetit, dhe aksione të prokurorisë së Durrësit dhe SPAK, duke goditur një sërë operatorësh në treg.

Një kompanie tjetër, Alba Exotic, i kapeshin nga pjesa frigoriferike, e mbytën fare atë, janë në burg.

Në 30 dhjetor, në portin e Durrësit, skaneri konstaton se kontenierit të ardhur nga Amerika Latine i mungonin 106 arka.

Çfarë ka ndodhur?

Çuditërisht policia nuk ka patur asnjë informacion për atë lëvizje.

Policia e Shtetit njoftohet direkt, jo nga administratori apo kompania, por nga pronari në SHBA, ai njofton drejtorin. Në raste të tjera nuk ndodhi kështu.

Pasi kontakt drejtori i krimeve, i thotë do të vijmë nesër.

Policia është njoftuar që traileri që po lëvizte nga Durrësi, është grabitur në Romanatë.

Policia hyn dhe kontrollon kontenierin. Gjatë kontrollit, gjenden 7 arka me 119 kg kokainë.

Nga këtu nis historia. Këtë cështje nuk e ka SPAK as sot e kësaj dite, por prokurori i Durrësit.

Sigurisht kam kontaktuar edhe me drejtuesit e kompanisë dhe më kanë thënë që ne nuk jemi të përfshirë. I thashë në të gjithë rastet edhe kur është kapur në pjesën frigoriferike kokaina, të tjerët kanë patur tjetër standard. Në rastin tuaj është gjetur brenda arkave me banane, do të thotë është future që atje (Ekuador).

Na informacioni që ka dhënë DEA, ka dalë një email por besoj do të kemi të tjera.

DEA i qëndron linjës që ju kemi lajmëruar.

Aty nuk kanë qenë 119 kg, por 1921 kg, gati dy ton kokainë. Një ton është marrë dhe kishin mbetur këto arka. Nuk e kanë gjetur të gjithë ngarkesën dhe kanë dalë në Romanat të marrin pjesën tjetër. E kanë marrë një pjesë në Romanat. Është menduar se nuk ka më kontaminim, por u gjetën 119 kg.

Pas rastit të parë, kur po harrohej cështja, pamë një fushatë të jashtëzakonshme në media.

Kam qëlluar në emisione, kur flisja për këtë histori, atje poshte dilte brandi, reklama e Banaking.

Herë tjetër një moderator më tha shiko aty poshte se kam këtë…

Cudia më e madhe ishte gjatë ndeshjes së kombëtares. Në stadiumin Air Albania, në ndeshjen e Shqipërisë me Izraelin, shohim reklamat, zverdhet dhe ishte future reklama edhe aty. Nuk kam parë ndonjëherë reklamë bananesh në ndeshjen e kombëtares, sepse është shumë e kushtueshme ajo reklamë.

Në Ekuador, pashë që këtu na gënjejnë duke na thënë se atje kontenierët skanohen. Në Guayaquil, takuam drejtoreshën e doganave. Pervec portit që ia kishin dhënë një koncesionari, që kishte skaner, të tjera nuk kanë”, u shpreh ai.

Etiketa: Artan HoxhaEkuadorPolici

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Pse e shkarkuat Gledis Nanon? Rama: Parcelat e drogës në qendra urbane…

Pse e shkarkuat Gledis Nanon? Rama: Parcelat e drogës në qendra urbane...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com