GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do dërgohen në Itali/ 102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano

13:03 - 09/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Do dërgohen në Itali/ 102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nën masa të rrepta dhe një perimetër të gjerë sigurie, ekspertë të specializuar kanë mbërritur në Porto Romano të Durrësit për të marrë mostrat e mbetjeve të dyshuara toksike, të depozituara prej një viti në këtë zonë industriale të Durrësit.

Procesi po zhvillohet me kujdes maksimal, pasi dyshohet se për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, duke e bërë marrjen e kampionëve më të ndërlikuar.

Mostrat e marra do të dërgohen për analiza të detajuara në një laborator të specializuar në Itali, me qëllim përcaktimin e përbërjes dhe nivelit të mundshëm të toksicitetit.

Këto mbetje, që arrijnë në rreth 2100 tonë, janë në 102 konteinerët e sekuestruar me urdhër të Prokurorisë të kompanisë “KURUM”, pas kthimit të tyre në Portin e Durrësit.

Kontejnerët janë magazinuar në venddepozitimin e Porto Romanos, në afërsi të “EkoParkut”.

Në verën e vitit që shkoi një sasi prej 102 konteinerësh të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës pasi i kthyen mbrapsht nga Malajzia në Durrës për shkak të një denoncimi se ato po transportonin 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme.

Konteinerët mbërritën në portin e Durrësit në fund të muajit tetor 2024. Prej andej ata u dislokuan në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos ku ruhen non stop nga forcat e rendit dhe të survejuara me kamera sigurie.

Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.

 

Etiketa: ItaliKryesore1mbetjePorto Romano

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26

Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh. Në vend që paratë t’i kthejnë në...

Lexo më shumë
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com