GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Do e bllokojmë Tiranën në çdo drejtim” Berisha për protestën e 23 dhjetorit: Të kalojmë nga qëndresa te forca e fitores

20:15 - 13/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do e bllokojmë Tiranën në çdo drejtim” Berisha për protestën e 23 dhjetorit: Të kalojmë nga qëndresa te forca e fitores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se në 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana do të njohë mosbindjen civile më të fuqishme që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.

Berisha kërkoi angazhimin maksimal të anëtarëve të PD dhe strukturave të kësaj partie, ndërsa theksoi se Tirana do të bllokohet në të gjitha drejtimet.

“Në 23 dhjetor ora 17:00 kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë Bota mezi e pret këtë mosbindje civile.

E kanë mirëpritur kudo në Botë. Ne i jemi mirënjohës mediave ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestat tona. Ka gazetarë që kanë humbur vende pune ose janë kërcënuar me humbjen e vendeve të punës për shkrimet që kanë bërë.

I pyetur për protestën e 23 dhjetorit, ish-kryeministri nuk zbuloi detaje sesi do të zhvillohet por tha se “do të jetë një skenar i ngjeshur edhe i fortë”.

”Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet.
Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë.
Unë do jem patjetër…”, tha Berisha.

 

 

Mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre. Mediat e Botës i paraqesin me pasion protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, janë për liri.

Nga Qafë Priska deri në Vorë duhet ta bllokojmë Tiranën në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se ju do të mobilizoni të gjitha potencialet që keni në këtë mosbindje civile”, tha Berisha.

Kreu demokrat, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, tha se vetë Zoti e shpëtoi Donald Trumpin që ai të shpëtonte botën nga ideologjitë përtej Marksit, Marksizëm Lelinizmit, po e po, por edhe përtej tyre.

“Kombi amerikan zgjodhi ato vlera të njerëzve të lirë kudo dhe votoi presidentin Donald Trump.

Ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ne qëndruam haptas. Kurrë ndonjëherë nuk jemi prononcuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Jo nuk e kemi dashtë.

Kurse kësaj here nuk kemi ngurruar. Nuk mund të ngurronim ne, tu bënim thirrje shqiptarëve kudo që ishin të votonin Partinë Republikane dhe kandidatët e saj, sepse në një farë mënyre kjo ishte me një rëndësi përcaktuese.

 

 

SHBA përcaktojnë me agjendën e tyre dhe ndaj ne bëmë thirrje haptas, bëmë çfarë ishte e mundur, brenda ligjit amerikan, pa e cënuar atë, të japim kontributin tonë sado modest, sado minimal në këtë aspekt”, tha Berisha.

Kreu demokrat e konsideroi Xhorxh Soros një monstër, sepse në pikëpamjet e tij që mbështeti tejkaloi Marksin.

“Ju sigurisht nuk keni pasur ndonjë interes të madh të lexoni për komunizmin, se ata që kanë përjetuar diktaturën, ajo ishte socializëm. Komunizmi do të vinte pasi të ndërtonim socializmin. Dhe po të lexoje, shkoje tek bota pa shtete, internacionale do të jetë bota e re, ishte himni i komunizmit. Shkoje tek bota pa kufi.

Por nuk mbaj mend nëse shkoje tek bota pa gjini njerëzore, dhe këta shkuan kaq larg. Këta u cilësuan si ekstremistë të majtë. Jo, këta janë ekstremi i ekstremit të majtë. Këta janë përtej Marksit. Marksi po, se pa kufi janë, pa kufi, por këta tejkaluan dhe këtë”, tha ai.

Kreu demokrat Sali Berisha tha se ky është momenti që të kalojmë nga momenti i qëndresës në forcën politike të fitores.

Berisha tha se ne jemi shpresa e vetme dhe natyrisht nuk ishin ne shkaku i kësaj, por vendosëm të bëjmë gjithçka për të mbetur si shpresa e pashuar e shqiptarëve.

“Ne ia dolëm të gjejmë një mbështetje botërore në spektrin e djathtë. Janë 3 dokumentet më madhore të 3 organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë ku jepet realiteti në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kundërshtari ynë kishte arritur të paraqiste në Botë një Shqipëri që nuk ekzistonte.

 

 

“Këto rezoluta janë arritje madhore, kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë dhe sot e kemi sanksionuar në të gjithë spektrin e djathtë se zgjedhjet në Shqipëri janë farsë”, tha Berisha. Ai tha se kur dëgjon që dita e zgjedhjeve ishte e qetë i vjen të qeshë, pasi në diktatura ka ditë shumë të qeta, ku nuk pipëtin asgjë.

“Zgjedhje të përsosura në aparencë bëjnë diktaturat.

Kur dëgjoj njerëz që dita e zgjedhjeve ishte e qetë, unë gjithnjë se ditët më të qeta të të gjitha kohërave në zgjedhje, kanë qenë zgjedhjet e diktaturës. Aty nuk pipëtinte gjë, shkonin me grusht, hidhnin votën.

Pra këto morën fund dhe ishte një detyrim i yni, shumë ky, për arsye se zgjedhësit tanë ishin të përçmuar.

Në një anë votën ua diktonte vrasësi, ua diktonte qeveritari, ua diktonte terroristi patronazhist, ua diktonte aktivisti. Në anën tjetër, nuk kishte ndonjë njohje ndërkombëtare, dhe tani kjo është e sanksionuar. Është e njohur.

Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale”, tha Berisha.

Berisha tha se demokratët qëndruan për vlerat e konservatorëve: familjen, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor, është detyrë, është mision.

“Ky është një moment kthese”, tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
Më 17 dhjetor, konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel, miratohet pozicioni negociues

Më 17 dhjetor, konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel, miratohet pozicioni negociues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com