GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do e rregulloj me gjyqtarin”/ Dërgohet për gjykim dosja ndaj avokatit, u filmua duke marrë paratë

09:44 - 25/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK lëshon urdhër-arreste edhe për 3 efektivë të Policisë, njëri “personazh” i njohur  (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të enjte se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 257, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin Petraq Semani – i akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve, i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine, i ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.

Përfitimi i paligjshëm, thotë SPAK, është marrë nga i pandehuri Petraq Semani pjesë-pjesë dhe një nga këto pjesë është marrë në datën 05.03.2019, në banesën e shtetasit Llazar Dine në fshatin Dërsnik Korçë, pas seancës gjyqësore të asaj date, vërtetuar ky fakt jo vetëm me deklarimet e shtetasve Llazar Dine, Sidorela Dine dhe O. D., por ky moment është pranuar dhe nga vetë i pandehuri Petraq Semani duke deklaruar se ky takim është zhvilluar në këtë datë dhe se ka marrë shumën prej 9.550 Euro por sipas tij kjo shumë është marrë për shërbimin e ofruar si avokat.

Familjarët filmuan avokatin

“Marrja e shumës monetare prej 9.550 Euro nga i pandehuri Petraq Semani në banesën e shtetasit Llazar Dine është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Llazar Dine, regjistrim ky që mban datën 05.03.2019 dhe më pas në datën 06.03.2019 është ngarkuar edhe në kartën e memories, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasi është dorëzuar nga shtetësja Sidorela Dine. Materiali video-audio është kqyrur dhe përmbajtja e saj është dokumentuar në procesverbalin e kqyrjes të datës 05.10.2021. Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen edhe me të dhënat e përftuara nga provat e tjera të administruara gjatë hetimit (si deklarimet e shtetasve P. D. dhe O. D., këqyrja e vendit të ngjarjes-banesës së shtetasit Llazar Dine, kqyrja e dosjes gjyqsore etj.)”, thotë SPAK.

Gjykata e Korçës, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Llazar Dine për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë) .

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, i pandehuri Petraq Semani i ka kthyer shtetases Sidorela Dine shumën prej 8.000 Euro.

Etiketa: avokatiPetraq SemaniSpak

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: Nuk e dimë të gjithë të vërtetën

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: Nuk e dimë të gjithë të vërtetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com