GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Do firmos peticionin kundër mostrave, që lëvizin të lirë me hanxhar në dorë

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“E godita dy herë me kazmë”, zbardhet dëshmia e monstrës së Fierit: E lidha dhe groposa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Albina Hoxhaj

Një nënë e nisi për në shkollë të birin, por e gjeti të mbuluar me dhe në oborrin e shtëpisë së komshiut, të cilit i vogli i saj, Mateo, vetëm 7 vjeç, i blinte edhe bukën. E kërkoi kudo, por Mateo nuk i përgjigjet dot, e kishin vrarë e mbuluar me dhe, i kishte mbetur vetëm njëra dorë jashtë. Ajo dorë është një thirrje për të gjithë ne, për të reaguar me gjithë forcën që kemi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Shumë thonë që ekzekutimi nuk është zgjidhje e as garanci që ngjarje të tilla nuk do të përsëriten, por a mund të kalohet në heshtje kjo tragjedi? A mund të fshihemi si mbrojtës i të drejtave të njeriut, kur u masakrua një fëmijë?

Të mbrojmë të drejtat e kriminelëve, apo të ndëshkohet në masën më të rëndë një ngjarje e tillë që kushdo që e çon nëpër mend të lëndojë një fëmijë ta dijë se çfarë e pret? Dënimi me burg të përjetshëm i mostrës është shpërblim për të, do ketë një çati mbi kokë dhe ushqim për të ngrënë. Kaq do dhe ai në jetë. Vrasje, dhunime e përdhunimi i ka  bërë i lirë prej kohësh, për shkak të paaftësisë së shtetit shqiptar që sot po ia mbron edhe të drejtën e jetës një mostre të tillë.

Çdo nëne i dhëmb shpirti! Çdo nënë pas çdo dëshmie që ka lexuar për këtë ngjarje e shtrëngon fort e më fort dorën e fëmijës së saj dhe ka frikë se mbase komshiu ngjitur është si ai. Ka frikë ta lërë të lozë me shoqet në oborr pa e parë, ka frikë t’i thotë “po vajza/djali ime/im ndihmoje atë zonjë/zotëri se është i moshuar dhe i pamundur”, sepse dyshon çfarë fshihet pas.

Peticioni që kërkon dënimin me vdekje të autorit, është një dëshmi ulëritëse e të gjithë shqiptarëve për të dhënë një shembull ndëshkimi, në një vend ku nuk ka drejtësi. Kriminelët hidhen në rrugë me firmë të gjykatësit dhe mjekut dhe për këtë kriminel firmosën të dy dhe e nxorën nga burgu. Një fshat i tëre jetoi nën frikën e një njeriu që lëvizte me hanxhar rrugëve të fshatit, i lirë, i lirë për të vrarë dhe përdhunuar. U bë një denoncim në polici që nuk u mor kurrë parasysh, denoncim për përdhunim, por policia heshti dhe gratë e fshatit u detyruan të ulin kokën e shmangin kriminelin. Aq mundën të bënin.

Sot fajtor nuk është vetëm Klodian Çalamani, por është i gjithë shteti shqiptar, policia që heshti, gjykatësi që e liroi dhe mjeku që firmosi një dokument që tregon se ai njeri është me probleme mendore dhe nuk e dërgoi për trajtim por e la të lirë. Me ç’të drejtë mbron sot shteti shqiptar kriminelin?

Unë do e firmos peticionin! Do e firmos, jo për t’i marrë jetën një njeriu, por të mbrojtur fëmijët. Do e firmos, si e vetmja mënyrë për të zgjuar institucionet nga gjumi i pushtetit dhe tenderave. Do e firmos, sepse çdo njeri është i pasigurt në këtë vend. Do e firmos, si e vetmja “armë” që kam në dorë kundër të gjitha institucioneve që nuk reagojnë dhe pseudopushtetarëve që nuk guxuan të reagojnë por pritën fjalën e Ramës në aeroport, vetëm e vetëm për ti ripërsëritur si qëndrime. Do e firmos peticionin sepse unë jam nënë dhe fëmija im nuk jeton në luksin që jetojnë fëmijët e të pushtetshmëve, që qarkullojnë me mjete luksoze dhe armë, që edhe vrasin, por nuk dënohen kurrë. Kam vetëm një “armë” sot dhe do e firmos atë peticion.

Është koha që ne të reagojmë dhe të detyrojmë të pushtetshmit e zhytur në luks të marrin masa për të na siguruar jetën ne dhe fëmijëve tanë. Sot rrezikojmë të masakrohemi me kazma, ose të vritemi nga një plumb qorr. Sot, ne rrezikojmë të mos jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, se po të ishim do ishim o drejtorë doganash, ose do na krijonte qeveria një ministri të re nga ato që “nuk kanë kohë të flasin” as kur masakrohet një fëmijë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Zhduket biznesmeni prej dy javësh, shoqërohet shoku i tij në polici

Dhunë në familje, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com