GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do fitojnë aq mandate sa në ’97”, Bylybashi: Skenar i përgatitur nga Rama për të manipuluar zgjedhjet

16:39 - 10/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja rrëzoi opozitën për Portin e Durrësit, Bylykbashi: Vjedhje me maska në errësirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar nga selia blu për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2025 do të marrë aq mandate sa ka fituar në vitin 1997. Por për demokratin kjo deklarate e Ramës është një skenar i përgatitur për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.

Bylykbashi deklaron se që të shmanget skenari i ’97, duhet të lirohet kryedemokrati Sali Berisha dhe t’i hapet rruga qeverisë teknike.

“Jam sot këtu për t’i dhënë përgjigje në emër të Partisë Demokratike kërcënimit të paraqitur si parashikim të Edi Ramës, se Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e 2025 më pak mandate së në votimet skandaloze të 1997.

Ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.

OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si “të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda” dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë.

Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025.

Zgjedhjeve të ndershme, Edi Rama u vë përballë bandat dhe paratë e tyre kriminale.

Zgjedhjeve me rregulla të barabarta u vë përballë përdorimin masiv e brutal të shtetit, parasë shtetërore për të blerë vota, inspektorateve, policisë, shërbimit informativ dhe administratës së politizuar e të kthyer në rrjet patronazhimi.

Lirisë së zgjedhjes i vë përballë blerjen masive të votës me para të krimit, korrupsionit dhe të buxhetit të shtetit, me favore shtetërore dhe kontroll me patronazhistë.

Kjo deklaratë e Edi Ramës vërteton edhe një herë se një qeveri teknike, që nuk drejtohet nga Edi Rama, dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme është domosdoshmëri për shqiptarët.

Kjo deklaratë e Ramës, pasi ka burgosur liderin e Partisë Demokratike, është treguesi se ai ka në mend vetëm forcën dhe bandat për të shkatërruar zgjedhjet dhe mposhtur opozitën.

Partia Demokratike e merr shumë seriozisht këtë premtim të Edi Ramës për të rikthyer standardin e 1997 në zgjedhje.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet fort, në mënyrë të plotë dhe proporcionale dhe me çdo mjet legjitim, skenarit të Edi Ramës.

Edi Rama, çdo vegël e tij, çdo patronazhist, çdo institucion i shtetit, përfshirë gjoja të pavarurit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë nëse angazhohen apo i hapin rrugë këtij skenari.

Edhe njëherë, që të shmangen skenarët e ’97-ës, Partia Demokratike kërkon lirimin e Sali Berishës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme!”- u shpreh Bylykbashi.

Etiketa: bylykbashiRamaZgjedhje

Lajme të lidhura

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Aktualitet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Para
Vrasja e dyfishtë/ Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka nuk veproi i vetëm

Vrasja e dyfishtë/ Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka nuk veproi i vetëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com