GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do hani plumbin nëse…” – Të rinjtë e FRPD rrëfejnë kërcënimin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do hani plumbin nëse…” – Të rinjtë e FRPD rrëfejnë kërcënimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i FRPD Dega Durrës në një deklaratë për media ka denoncuar ndërhyrjen e grupeve kriminale duke kërcënuar mbështetësit e kandidatit Igli Cara.

Myrtollari është shprehur se sot rreth orës 13.30 në lagjen Stalla të zonës së Sukthit, ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.

Deklaratë për shtyp e kryetarit të FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari

Denoncim ndaj grupeve kriminale të organizuara për kërcënimet kundrejt mbështetësve të kandidatit për Bashkinë Durrës, z. Igli Cara.

Sot rreth orës 13.30 në lagjen Stalla të zonës së Sukthit, ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “ Nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.

Ndërsa dita e votimeve po afron bandat kriminale janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit te Durrësit duke ju bërë presion jo vetëm banorëve por edhe atyre që janë kundërshtarë të kryetares aktuale të Bashkisë.

Ne si forcë politike denoncojmë këtë rast kriminal dhe kërkojmë nga Policia e Qytetit të Durrësit që të verifikojë urgjentisht personat të cilët kanë kryer këtë vepër penale dhe të merret masat e duhura ndaj tyre.

E drejta e informimit dhe e drejta e votës së lirë është e drejta e të gjithë qytetarëve. Presioni dhe kërcënimi i çdo votuesi është metoda e marrjes së votave nga ana e grupeve të organizuara të kryetares së Bashkisë Emiriana Sako. Kjo duket qartë nga prezenca e patonazhistëve dhe grupeve të organizuara kriminale të shpërndara kudo  nëpër zonat e ndryshme të qytetit të Durrësit.

Kjo nuk e ndalon aspak punën tonë dhe as që na frikson në hapat për ndryshimin e kësaj anarkie të krijuar nga njerëz të mbytur nga korupsioni dhe krimi.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve Durrsakë që të mos intimidohen dhe as te tolerojnë kërcënimet e bandave kriminale dhe më 14 maj të vendosin vetë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Durrës.

Etiketa: DurrësFRPDFushateKryesore1

Lajme të lidhura

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve
Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

12:20 - 17/11/26
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira
Aktualitet

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut
Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26
Para
Aksident masiv në autostradë Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Aksident masiv në autostradë Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

12:28 - 17/11/26

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga...

Lexo më shumë
I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

12:20 - 17/11/26
Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

12:15 - 17/11/26
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com