GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do hedh ndërtesën në erë”, dorëzohet pas 36 orë shqiptari në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do hedh ndërtesën në erë”, dorëzohet pas 36 orë shqiptari në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, me probleme të shëndetit mendore, refuzoi shtrimin e detyruar në spital dhe ngriti  barrikadë në shtëpinë që ndan me prindërit e tij, të cilët, nuk ishin të pranishëm në atë kohë.

Për orë të tëra, zjarrfikësit shtrinë një tendë poshtë ballkonit ku burri shikonte herë pas here jashtë, duke deklaruar se nuk do të kapej i gjallë. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra karabinierë dhe efektivë policie.

Herë pas here ai dilte në tarracë duke bërtitur fraza delirante si: “Nuk do të më kesh kurrë” “Loja mbaroi” , “Unë mund të vdes, por ju nuk do të më keni kurrë me asnjë çmim”, etj,

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë, në Morciola di Vallefoglia in via De Gasperi në Pezaro.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte mbyllur në shtëpi bashkë me qenin e tij dhe se  kishte vendosur një flamur shqiptar në tarracë dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën vetes dhe do të hidhte pallatin në erë.

Si masë paraprake, banesës i është hequr gazi dhe rryma elektrike dhe rruga është mbyllur për qarkullim. Pas më shumë se 36 orësh negociata që burri ishte bllokuar në shtëpi me qenin e tij, ai u dorëzua dhe u transportua në urgjencë.

Në momentin e ngjarjes nëna dhe babai nuk ndodheshin në shtëpi por kur kuptuan se diçka po ndodhte tentuan fillimisht ta bindnin vetë të birin të zbriste. Pasi nuk ia dolën dot vetë ata lajmëruan policinë.

37-vjeçari kishte pasur shpërthime të tilla edhe në të kaluarën aq sa kryebashkiaku i Vallefoglia, Palmiro Ucchielli kishte firmosur dy trajtime të detyrueshme shëndetësore për të.

Në një deklaratë për mediat babai i 37-vjeçarit u shpreh shumë i shqetësuar.

“Nuk është hera e parë që ndodh, ne kemi raportuar në shërbimet sociale të komunës dhe shoqatat që të kujdesen për të, por nuk kemi pasur përgjigje. Mjekët e departamentit të psikiatrisë e lanë jashtë dhe mendojmë pa trajtimin e nevojshëm. Jemi të shqetësuar sepse situata mund të degjenerojë”.

Çështja e psikiatrisë dhe trajtimi që u bëhet pacientëve me probleme të shëndetit mendor është shpesh në fokus të debatit politik në Itali.

Etiketa: dorezohetKryesore1nderteseShqiptar

Lajme të lidhura

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Para
Automjeti del nga rruga në Librazhd/ 6 të plagosur, mes tyre tre të mitur

Përsëri në Sarandë, 22-vjeçari përplaset me çiftin italian me motor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com