Një përplasje e ashpër sot në Komisionin e Sigurisë mes ministres për Marrëdhenien me Parlamentin Elisa Spiropali dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Debati në momentin që Salianji bëri një kërkesë në komision, ku incidenti i ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ku u sulmua kryetari i PD-së, Sali Berisha, të dënohet nga të dyja palët dhe që Policia të jetë e pavarur sipas tij nga ndikimi politik.
Mes të tjerash Salianji tha se i pari që ka nxitur dhunën është kryeministri Edi Rama, i cili promovon sipas tij në çdo kohë sulme ndaj opozitës me fjalorin e tij në Kuvend dhe jo vetëm. Kaq mjaftoi që të ndërhynte në debat Spiropali, e cila tha se kryeministri Rama e ka dënuar dhunën.
DEBATI
Spiropali: Dua të bëj dy komente në raport me atë që u tha, për kërkesën e zotit Xhaferraj dhe të komisionit. Ministri i brendshëm ka qenë i gatshëm që si në seancë, apo në interpelancë me zotin Salianji ka qenë prezent për buxhetin. Është çështje kohe, pasi ministri ka detyrime të tjera. Do e ndjek rastin nëse kërkesa është bërë në një kohë të arsyeshme.
S’ka asnjë drojë nga ana e ministrit të Brendshëm që të jetë këtu. Komisioni është përballur dhe ka ngritur patjetër çështje dhe ka mbajtur qëndrime. Keqardhje për dhunë e ushtruar ndaj Sali Berishës. Jo vetëm se është përfaqësues politik, por një njeri në moshë të caktuar.
S’ka pasur njeri në republikën e Shqipërisë që nuk është ndjerë i keqardhur nga ai akt, që është dënuar nga kryeministri i vendit dhe kryetarja e kuvendit dhe nga çdo përfaqësues i forcës tonë politike që për asnjë moment nuk ka mbrojtur apo promovuar dhe nxitur dhunën
. Ne e përsërisim, i bëjmë thirrje aktorëve politikë përfshirë dhe zonjën e nderuar, që të shmangin gjuhën e dhunës, pasi këto janë mendësi të vjetra që na kthehen dhe bien në fytyrë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe t’i themi të vërtetat siç janë. Jo vetëm që policia e shtetit është përgjigjur në kohë, por është dënuar nga të gjitha instancat më të larta të shtetit. Rast që fatkeqësisht nuk është bërë në të shkuarën. Sot një gjuhë e vjetër e dalë mode është pjesë e debatit politik. Gënjeshtra që thuhen me vendosmëri. Dënim për dhunën dhe gjuhën e dhunës për të gjitha nivelet.
Salianji: Duke u nisur nga fjala e kolegut parafolës, dua t’ju kujtoj se Komisionet, pavarësisht nderimit që kam për ata që shesin patate apo për produkte të tjera, të tjerët merren me politikë. Ministrja tha se; ministri i Brendshëm paraqitet kur i kërkohet për pyetje. E ka detyrim, nuk na bën nder. Ka 3 muaj e kusur që e kërkojmë ministrin dhe nuk vjen. Nëse ka diçka për të fshehur edhe kjo do duhet thënë publikut sa i takon nivelit të kriminalitetit. Kjo i duhet thënë publikut.
Në lidhje me atë që tha ministrja se nuk ka të bëjë si çështje e rendit të ditës, hyri në debat dhe bëri propozim për të cilin duhet ta dënoni ju, e dënojmë dhe ne. Ju e keni dëgjuar se frymëzuesi, përdoruesi kryesor i dhunës ndaj opozitës, është kryeministri Edi Rama. E keni parë gjatë gjithë kohës në Parlamenti, është ai që nxit dhunën. Ka vetëm një nxitës në këtë vend, që i turret opozitës, Rama.
Njeri që nxit me tritole, me dhunë, me të gjithë elementet e tjerë. Nuk e përcaktoni dot ju. S’më ndaloni dot. Procedura është e thjeshtë. Karagjozë jeni në përfaqësim, në mënyrën e të folurës. Gjuhën e urrejtjes, që nuk e dënon dhe nuk shpreh shqetësim kur një deputet….ore do më lini ta përfundoj. S’ma përcaktoni dot mua ju që të shkoj ku doni ju. Do ju kapin njerëzit me shpulla, ndaj po jua them. Ka një kërkesë procedurale. Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku Policia e Shtetit, institucionet, Ministria e Brendshme, ka thënë se kemi të dhëna se tubimi i organizuar në ditën e samitit mund të keqpërdoret
Naço: A doni të thërrasim drejtorin e përgjithshëm të policisë?
Salianji: Ku është me afat procedura? Gjeje dhe ma jep. Se bëni dot. Doni ta prishni mbledhjen? S’merreni dot me dhunë me mua.
Naço: E kuptoj se je në dëshpërim
Salianji: A mund ta përfundoj?!
Naço: Jeni në depresion
Salianji: Ta mbaroj, prit që të vij te kërkesa. Duke qenë se ministri, që është nën mbikëqyrjen e këtij komisioni, ka pasur një shqetësim për gjendjen që mund të eskalonte në protestë, Policia e Shteti nuk siguron dot të mbrojë organizatorin e protestës, një deputet.
Naço: Unë nuk e marr dot kryeministrin këtu…
Salianji: Ke frikë nga Bardhyli se është gjeneral. A ta bëj kërkesën? Për ju kryeministri është nëna. baba, unë se ashtu fare. E kam thënë dhe një herë. Institucionet e qeverisë kanë dështuar që të mbrojnë deputetin. Ça do bëni? Do fusni me kasata për të ndaluar valët. Kam një kërkesë për të.. Hajdeni me orar të zgjatur, ju doni të ikni për 20 minuta. Po ça është kjo punë kështu?
Naço: Mbaroji fjala juaj
Salianji: Si komision sigurie, për shkak të situatë, propozoj që ta dënojmë këtë ngjarje, që të mbahet një qëndrim, duke i dhënë mbështetje policisë për të bërë punën siç i takon dhe të mos bëjë propagandë, duke nxjerrë dokumente si drejtori i policisë.
Spiropali: Më vjen mirë që dhuna po dënohet në të dyja anët e kësaj tavoline, madje dhe nga deputetë që kanë qenë të detyruar të mbajnë në dorë topa bejsbolli për t’u mbrojtur nga ato mësymje ku s’kanë gjetur gjuhë tjetër.
Salianji: S’merreni dot me ne ju
Spiropali: U more 20 minuta me ne. A mund ta përfundoj kryetar?
Naço: Si nuk e lë?
Salianji: Ça është kjo mbledhje mo…
Spiropali: U more me të gjithë, kryeministrin, ministrin dhe qeverisë. A mund ta përfundojë fjalën… Fole për kë deshe
Salianji: Të flasim për shkakun.
Spiropali: Bëtë akuza të drejtpërdrejta. Mbaje vendin dhe dëgjo. Ju dëgjua, gjysmë ore
Naço: 5 minuta pushim
Salianji: Zbatoni rregulloren
Spiropali: Gjysmë ore dëgjuam përroin psikik të tyre…
Naço: 5 minuta pushim
Discussion about this post