GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do ju q*j ro*t!”, Polici qiramarrës kërcënon pronarët e tokës

22:57 - 20/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ju q*j ro*t!”, Polici qiramarrës kërcënon pronarët e tokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Arben Hasanbegasi. Në kontratën e lidhur në emrin e bashkëshortes së tij, cilësohej se prona nuk mund të jepej me qira te persona të tretë. Familja Saliko vuri re se kjo pikë nuk ishte respektuar dhe e ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan. Vajzat janë kërcënuar nga Arben Hasanbegasi dhe djali i tij përmes njohjeve të përdorura nga polici për t’u bërë presion.

Arben Hasanbegaj: Nxirri jashtë…! Hajde pak tek lokali o vëlla! Mirë, po dërgo patrullën vëlla…!

Pronarja Saliko: A e more policinë? Ti po më kërcënon mua?

Djali i Arben Hasanbegaj: Mirë, o mirë! Unë do ju q*j ro*t!

Pronarja Saliko: O idiot fol mirë…!

Djali i Arben Hasanbegaj: Juve do ju do ju q*j ro*t! Mbaje mend! Regjistroje!

Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës që kishin nënshkruar. Këto denoncime përfundonin në prokurori, ndryshe nga ato të Salikove që zhdukeshin që në polici.

Polici Sarandë: Do vish një çikë me mua në komisariat!

Denoncuesja: Përse…?!

Polici Sarandë: Do të ta them unë atje tek komisariati…!

Denoncuesja: Ma jep me letër mua, se përse…!

Polici Sarandë: Po lëre moj letrën ti! Dashke letër ti..! Unë të them të vish me mua! Do ta sjell unë me letër.

Denoncuesja: Ku e ke letrën ti zotëri? Si mund të na marrësh ne kështu?!

Polici Sarandë: Çfarë letre…? Është kapur duke kryer një vepër penale. Kaq! Po shoqërohet për në komisariat…

Denoncuesja: Ku e ka kryer veprën penale? Ka dëmtuar pronën… A është prona ime ajo?

Polici Sarandë: Atje do ta sqarojmë. Prandaj po vjen, për ta sqaruar…

Denoncuesja: Ok!

Nga ana tjetër Ujësjellësi Sarandë dhe OSHEE Sarandë, pa asnjë dokument pronësie kaluan në emër të Mirelës sahatët e ujit dhe të dritave, duke e çuar këtë histori në kufijtë e absurdit.

Denoncuesja: Ti je përgjegjësi?

Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Po.

Denoncuesja: Si e ke emrin?

Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Kostaq Papa!

Denoncuesja: Ok! Meqë je ti përgjegjësi, më kthe përgjigje me letër dhe kaq! Çfarë halli ke?

Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Dëgjo një çikë,se kam dëgjuar për problemin tuaj! Nuk zgjidhen kështu këto problemet. Këmbëngulni kot ndonjëherë. Bëni ç’të doni! Unë do t’ju kthej përgjigje! Inshalla gjejni zgjidhje…!

Denoncuesja: Secili thotë “o nëna ime në fund të fundit”…Dakord! Do ta shofim, se kush do ta mbajë atë vend pune. E mban ai, që e meriton, jo ai, që bën një gjë të jashtëligjshme. Në rregull..

Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Këto presionet e tilla, vazhdoji vetë pastaj…!

Denoncuesja: Po daja im kërkon një linjë ujë tek shtëpia dhe s’po ia japin vetëm, se nuk është pronar. I hapet linja këtij tjetrit vetëm me një kontratë qiraje…ka kërkuar të hapë një linjë uji tek lokali, pse i është refuzuar? Sepse nuk është pronar?

Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Po!

Denoncuesja: Bravo! Atëherë, si mund të lejohet ajo, të fusë linjë uji në shtëpinë tonë?!/tvklan.al

Etiketa: kercenimePoliciskandali

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
FOTO/ Protesta e opozitës, mesazhet pikante

Sa ishte pjesëmarrja në protestën e opozitës? Floriana Garo zbulon shifrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com