GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do kryej vetëvrasje”/ Zbardhen telefonatat, si u zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes call centerave

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do kryej vetëvrasje”/ Zbardhen telefonatat, si u zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes call centerave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dosja për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalutë.

Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve. Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.

“Në datën 3 nëntor 2020, në orën 19:07. Stabile flet me Irinën, duke qarë dhe i ankohet për investimin me shumën 31 mijë euro dhe në nuk ka më para pasi rrezikoi gjithçka që kishte dhe po mendon vetëvrasjen. Irina i referon se duhet të paguajë një komision për transfertat të barabartë me 4 mijë e 500 euro.

Fabio e informon se ka paguar 4 mijë eurot e fundit që kishte për komisionet e dy transfertat. Irina referon se atyre nuk u intereson nëse janë paratë e fundit dhe se ajo duhet të paguajë  është një taksë tjetër që për bankën e Anglisë. Telefonata mbyllet duke rënë dakord  për tu dëgjuar më vonë”-thuhet  në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet. /TCH/

Etiketa: call centerKryesore1mashtrim

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Dy persona futen në fushë të bëjnë foto me Ronaldon, ndërpritet dy herë ndeshja

Dy persona futen në fushë të bëjnë foto me Ronaldon, ndërpritet dy herë ndeshja

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com