GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Do kujdesen për koshat dhe stolat, Veliaj iu fal 2 mld lekë dy miqve të tij

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj shfrenon abuzimin me fondet e Bashkisë. Ditën e enjte ai ka firmosur rreth 2 miliardë lekë vetëm për mirëmbajtje koshash dhe stolash,

Erion Veliaj shfrenon abuzimin me fondet e Bashkisë. Ditën e enjte ai ka firmosur rreth 2 miliardë lekë vetëm për mirëmbajtje koshash dhe stolash,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj shfrenon abuzimin me fondet e Bashkisë. Ditën e enjte ai ka firmosur rreth 2 miliardë lekë vetëm për mirëmbajtje koshash dhe stolash, si dhe për riparimin e një rruge. Deri në muajin e zgjedhjeve vendore, kryebashkiaku do të paguajë një kompani që të ruajë stolat dhe të mirëmbajë koshat “dekorativ” që kanë filluar të vendosen në të gjithë Tiranën. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “ Riparim i stolave dhe koshave” i hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjelbërimit. Ky institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, është bërë si karrem i Veliajt për të kapur para nga këto kontrata me shpenzime të larta.

Së pari, duhet të kumtojmë se Bashkia ka një kontratë koncesionare me firmën “Eco Tirana”. E cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e koshave. Por, tashmë na u dashka një tender me të cilin do të shpenzohen miliona për t’i mirëmbajtur këto kontejnerë. Që na kushtojnë “sa qimet e kokës” kur blihen.

Konkretisht, vetëm për dy muaj mirëmbajtje koshash dhe stolash fituesi ka marrë 83 milionë lekë nga Bashkia Tiranë. Që këtu nis abuzimi, ndërsa afera thellohet e më tej kur evidentojmë që kontrata është zhvilluar në shkelje të ligjit.

Theksojmë se firma GERARD-A SHPK e ka marrë fondin pa garë fare.

Në dokumente shihet se vetëm kjo firmë ka paraqitur ofertë. Veliaj pa zhvilluar garë, në mungesë të konkurrencës ia ka falur tenderin pronarit të saj Altin Kumara.

Ky i fundit nuk është i panjohur për mediat. Kumara njihet si “ortaku i Lali Lekut nga Librazhdi”. E cilësojnë si ortaku i Veliajt, pasi bashkë kanë shumë bashkëpunime për tenderët e shtrira në disa fusha. Dhe pjesa më e madhe të nënshkruara në kundërshtim me ligjin.

Edhe në vitin 2021, kur vendi ishte në krizë të thellë ekonomike e sociale, Kumara ka marrë 200 milionë lekë nga Bashkia Tiranë për mirëmbajtjen e koshave. Pra, përveç milionave që rrëmben “Eco Tirana” për pajisje e pastrime, Veliaj dhe Kumara bëjnë pazare për koshat. Kështu, hidhen miliarda në kosh çdo vit.

Kujtojmë këtu se Kumara është pronar apo ortak i 7 firmave të tjera, që veprojnë në treg me ndërtime, transport, import, përpunim të dhënash e të tjera. Me tërë këto afera, Kumara dhe miku i tij Erion Veliaj janë gati për në SPAK

 

1.2 miliardë për riparim rrugicash

Pas milionave për koshat, Veliaj nxjerr nga qesja e bashkisë edhe 1.2 miliardë lekë për të riparuar disa rrugica në kryeqytet. Në këtë rast na mbetet të themi “shyqyr që janë zgjedhjet dhe kujtohet Lali për qytetarët”, pasi deri më tani e kishte mendjen te shtimi i kullave. Por, edhe në këtë tender Veliaj ka bërë skema të tilla që fitojë dhe vetë.

Tenderin ia ka falur një firmë pa garë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikualifikim i bllokut që kufizohet nga rrugët “Liman Kaba”, “Prokop Mima”, “Robert Shvarc dhe “Skënder Luarasi” me fond 1.2 miliardë lekë.

 

Për këtë projekt kanë paraqitur 14 firma ndërtimi, mes te cilave kishte edhe nga ato që kanë ofruar ta kryejnë këtë shërbim me vetëm 80 milionë lekë (të reja). Por, Veliaj si gjithmonë shkon tek oferta më e shtrenjtë. Kështu, ai përdori sërish taktikën e vjetër. Skualifikoi të gjitha firmat e tjera dhe la në proces vetëm kompaninë  “KTHELLA” shpk. Pa konkurrim, duke shkelur ligjin, komisioni i dha fitoren kësaj firme me ofertën  98 milionë lekë. Nuk është më çudi për ne, që çdo tender i publikuar është abuziv dhe për fasadë. Urojmë që SPAK-u të gjejë kurajën dhe ta cenojë paprekshmërinë e Lali Erit nga ligji.

Lexo edhe: Veliaj dhe Sako i japin 250 mijë euro Zotos për Shën Valentin

Etiketa: abuzimAltin KumaraEcoi tIRANAErion VeliajKONETEJNERKOSHA MBETURINASHstolatender

Lajme të lidhura

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Para
Berisha: Përulemi për ata që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës

Berisha: Përulemi për ata që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Lexo më shumë
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com