GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin?”/ Përgjimet që zbuluan korrupsionin te Shëndetësia

16:25 - 06/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot u arrestua për korrupsion, zyrtarja e lartë ishte gjobitur për propagandë për kandidatët e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.

Gazetarja Anila Hoxha, referuar burimeve të saj, nga përgjimet, administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin, çka zbardh skemën e kryerjes së procedurës por edhe pagesës.

Sipas Hoxhës, në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin” .

Ai i përgjigjet “ ja t’i nis direkt”.

Nëpunësja Sheto insiston “ tani t’i sjell Silvi” , i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.

Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons”, që i dha ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto.

Sipas gjykatës, Vladimir Topi u la në arrest shtëpie pasi ligji nuk lejon masë më të rëndë sigurie për një 73-vjeçar.

Ndërsa për inxhinierin e kompanisë, Silvi Shehu, i cili mori shumën e parave për t’ia dhënë dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, u vendos “arrest në burg”.

Joana Duro, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, akuzohet se mori rryshfet për të favorizuar një kompani në një prokurim publik.

Nga hetimet ka rezultuar se sekretarja ka përfituar një shumë prej 330 mijë lekëve për një procedurë tenderimi. Sipas SPAK, shuma prej 330 mijë Lekësh është dhënë si rryshfet nga Administratori Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1.

Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

SPAK bën me dije se se mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

“Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt ‘Lot 1 ‘Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës’”, njofton SPAK.

“Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja Laura Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”, thuhet në reagimin e SPAK.

Etiketa: DuroKryesore1Ministria e ShendetesisepergjimeShtetitenderi

Lajme të lidhura

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra
Aktualitet

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Para
Moti i keq në Itali, meteorologu lëshon alarmin: Do ketë përmbytje të tjera sepse tokat nuk thithin…

Moti i keq në Itali, meteorologu lëshon alarmin: Do ketë përmbytje të tjera sepse tokat nuk thithin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të...

Lexo më shumë
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com