GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do pashaportë Bullgare? 10 mijë lekë blihet vërtetimi i origjinës bullgare

22:56 - 20/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do pashaportë Bullgare? 10 mijë lekë blihet vërtetimi i origjinës bullgare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e sotme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, nuk ka rëndësi se çfarë origjine ke.

Kundrejt 100 mijë lekëve Fiksi bleu dy të tilla të firmosura dhe vulosura nga administratori i Ostrenit, Luan Mjeshtri.

Vërtetimet u morën duke dorëzuar fotokopje certifikatash, të një banori të Patosit, me gjyshër nga Njësia Administrative Trebisht dhe të dytin për një banorë të Stërblevës, me gjyshër po nga Stërbleva e Librazhdit. Origjina e dy familjeve nuk kishte asnjë lidhje me Njësinë Administrative Ostren.

Këto vërtetime jepen kundrejt shumave 90 apo 100 mijë lekë dhe përdoren për t’u pajisur me pasaportë Bullgare.

Fiksi solli bisedat e para me punonjësinë e Njësisë Administrative Ostren i cili kërkoi 85 mijë lekë për dokumentin, duke përcaktuar se 50 mijë lekë bën vërtetimi dhe 35 noterizimi, madje tek administratori e firmos punonjësi ndaj nuk ka nevojë të shkohet vetë. Paratë punonjësi i merr në zyrën e shtetit dhe vërtetimin e jep për dy orë të firmosur dhe vulosur nga administratori.

Vërtetimi i parë u mor sikur qytetari i lindur në Patos të Fierit i përkiste pakicës bullgare, prindërit e personit që e morën ishin nga Celebia e Trebishtit, një njësi administrative që s’ka lidhje me Ostrenin.

Vërtetimi i dytë u ble tek Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Fitim Balla, një vërtetim i cili u mor për një banorë të Librazhdit. Prindërit e këtij të fundit kishin lindur në Stërblevë, njësi administrative që nuk ka lidhje me Ostrenin.

Balla e solli vërtetimin në Tiranë dhe për të kërkoi 100 mijë lekë, sipas tij 50 mijë lekë kushtonte vërtetimi dhe 50 mijë lekë ishin shpenzime të tjera. Të dyja vërtetimet e blera nga Fiksi, mbajnë ligje të ndryshme nga njëri tjetri edhe pse janë me vulën dhe firmën e administratorit, Luan Mjeshtri.

Në vërtetimin e parë citohet ligji për gjendjen civile, i cili i jep të drejtë të nënshkruaj dokumente me të dhënat personale vetëm punonjësi i gjendjes civile, ndërkohë në të dytin citohet ligji i vetëqeverisjes vendore, që nuk i jep asnjë kompetencë një administratori të firmosë e vulosë për banorë të njësive të tjera administrative. Për më tepër në asnjë ligj nuk thuhet se një administrator mund të lëshojë vërtetime origjine. /TCH/

Etiketa: 100 mije lekeorigjina bullgareskandali

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Rikthehet pas 9 vitesh në PD, Topalli përlotet në Kuvendin Kombëtar

Arrestimi i Berishës, Topalli: Rama si Putin, nesër ditë e errët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com