GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do përshpejtonte integrimin/ Dështon për herë të dytë tenderi 2.8 mln euro i AKSHI-t për Inteligjencën Artificiale

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Do përshpejtonte integrimin/ Dështon për herë të dytë tenderi 2.8 mln euro i AKSHI-t për Inteligjencën Artificiale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi 2.8 milionë euro për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në transpozimin e legjislacionit të përbashkët të Bashkimit Europian është anulluar sërish. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se edhe këtë herë arsyeja e anullimit të tenderit është se në garë nuk u dorëzua asnjë ofertë e përshtatshme.

Kjo është hera e dytë, që tenderi për inteligjencën artificiale dështon. Për herë të parë, tenderi për inteligjencën artificiale u shpall në 27 dhjetor të vitit të kaluar. Por në shkurt AKSHI, njoftoi dështimin e tij për ta rihapur sërish garën për herë të dytë një muaj më pas.

Në mesin e marsit Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e shpalli sërish tenderin me të njëjtin fond limit dhe me të njëjtat kushte. Por edhe këtë herë procedura ka dështuar, sërish për mungesë oferta.

Tenderi për përdorimin e inteligjencës artificiale u trumbetua me bujë nga qeveria dhe AKSHI si një zgjidhje inovatore për të lehtësuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp, në fund të vitit të kaluar duke ju referuar kësaj zgjidhje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria do të ketë një performancë serioze me pesë vjet para diferencë me shtetin e Kroacisë.

“E kam informuar Brukselin për modelin tonë të ri të Inteligjencës Artificiale, me të cilin do të vendosim organizmin e BE-së në sistemin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë të procesit, duke qenë gati 5 vite më shpejt nga Kroacia, që mbahet mend për një performancë serioze. Asaj i mori 7 vite, sikurse do të na merrte edhe ne, sikurse mund t’i marrë vendeve në rajon, nëse do të ndiqnim rrugën tradicionale, me një armatë përkthyesish dhe juristësh, vetëm për të bërë përkthimin dhe redaktimin e dhjetëra mijëra faqeve masa ligjore, që duhet të adoptojë një vend për t’u bërë gati për anëtarësim në BE”, ka thënë Rama.

Por pavarësisht euforisë së qeverisë, tenderi për përdorimin e inteligjencës artificiale në përkthimet e dokumentave të BE dështoi. Kompanitë shqiptare të teknologjisë së informacionit nuk arritën të përmbushnin dëshirën e kryeministrit Rama për të integruar vendin në Bashkimin Europian nëpërmjet përkthimit të dokumenteve me Inteligjencë Artificiale. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë risie do të sjellë kryeministri për të përshpejtuar hapat drejt Bashkimit Europian.

/Kapitali.al/

Etiketa: AKSHIinteligjenca artificialeKryesore1Mirlinda Karçanajtender

Lajme të lidhura

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë
Aktualitet

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26
Para
Drejtori i Ballukut i jep 100 MLN lekë për një pus firmës që mashtron me taksat

Drejtori i Ballukut i jep 100 MLN lekë për një pus firmës që mashtron me taksat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26

Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara...

Lexo më shumë
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

18:49 - 23/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com