GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua

14:15 - 07/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke komentuar zhvillimet e fundit në qeveri dhe largimin e Elisa Spiropalit, kreu i PD, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët,  akuzoi kryeministrin se vendimi lidhet me qëndrimet e saj ndaj çështjes së Belinda Ballukut.

Sipas tij, Spiropali nuk ka mbrojtur publikisht Ballukun në takimet me përfaqësues të huaj, çka sipas Berishës ka sjellë edhe shkarkimin e saj nga detyra.

Ai paralajmëroi se lëvizje të tjera në qeveri mund të pasojnë, duke theksuar se kriza politike dhe akuzat për korrupsion brenda mazhorancës mund të çojnë në largime të tjera nga posti.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Desada Xhetani: Doktor përshëndetje. Në çfarë rrethanash ju e dinit se Rama do shkarkojë Spiropalin?

Berisha: Siç është e qartë, në të gjitha veprimet, Lubia si një njeri i rrahur me vaj dhe uthull, e ka skllav Ramën sepse aktiviteti vjedhës, korurptiv i tyre është edhe 25-vjeçar. Ajo ka qenë asistentja kryesore në të gjitha vjedhjet e Ramës në bashki dhe ato kanë arritur sipas raportit të OSBE në 200 milionë euro në bankat offshore, që Rama nuk e kundërshtoi dot kurrë këtë akuzë. Në këtë kuadër, të them realitetin, është Lubia ajo që komandon plotësisht Ramën. Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i saj qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër.

Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë. Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë. Se asnjë nga këta që takohen me të huaj, këta që në parlament rrahin gjoksin dhe bëhen avoketër të saj, në takimeve të huaj nuk thonë një fjalë në mbrojtje të saj, por lënë të kuptohet se gjithçka është nga lidhja e saj me Ramën sa janë të habitur i gjithë komuniteti ndërkombëtar se çfarë lidhje.

Por ata gabojnë një gjë, komuniteti ndërkombëtar. Të gjithë ata që mendojnë se në shumëllojshmërinë e lidhjeve, disa janë parësore, unë u them atyre se lidhjet më të tmerrshme, më të pazgjidhshme janë lidhjet në krim. Dhe çdo aludim për lidhje të tjera është i gabuar. Lidhja e Lubi Ballukut me Edi Ramën është lidhje në krim.
Ky është gjithë problemi, prandaj ai nuk e lëshon dot. Dhe do ketë edhe koka të tjera. Si ia mbylli gojën Taos ky? I zgjodhi regjistrimet e Oltion Bistrit. Ajo është marrë me një veprimtari të zezë përgjuese ndaj tyre si askush tjetër. Dhe Ramën ajo e ka përgjuar në çdo lloj drejtimi.

Etiketa: BallukuberishaKryesore1Spiropali

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim
Aktualitet

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim

15:20 - 07/03/26
Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!
Aktualitet

Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

14:45 - 07/03/26
“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj
Aktualitet

“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj

14:35 - 07/03/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim
Aktualitet

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim

15:20 - 07/03/26

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, të zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë, ku u...

Lexo më shumë
Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

14:45 - 07/03/26
“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj

“Në PD nuk ka demokraci”, Berisha flet për dorëheqjen e Jola Hysajt nga posti në parti: E respektoj vendimin e saj

14:35 - 07/03/26
“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua

“Do priten edhe koka të tjera”/ Berisha: Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua

14:15 - 07/03/26
Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri)

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri)

13:58 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com