GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Do ta largojnë nga politika hetimet e SPAK-ut? Meta: Janë gudulisje që më argëtojnë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Do ta largojnë nga politika hetimet e SPAK-ut? Meta: Janë gudulisje që më argëtojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë intervistës për Syri.net, ish-presidenti, Ilir Meta i ka konsideruar “gudulisje” hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij pas kallëzimit penal nga Halit Valteri. Ai tha se këto janë thjesht lëvizje dramatike që tregojnë kapjen e institucioneve shtetërore. Meta bën përgjegjës Edi Ramën për publikimin e dosjes ku pretendohet se ish-presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Pjesë nga intervista:

Meta: Që ta kuptoni, po të kishte shqetësim për këtë çështje, e kishin nisur në SHBA këtë çështje, nuk kishte ngelur këtu ta nisnin këta teveqelët e Shqipërisë. Mes Shqipërisë dhe SHBA ka marrëveshje ekstradimi, kur të kenë dëshirë, nëse ka ndonjë problem ata me mua, vete Ilir Meta atje. Kjo është një përrallë, në SHBA ka dy çështje, gruaja e bilalit. Ka marrë në qafë dhe një shtetas atje. E ka mbyllur çështjen atje. Dhe e dyta është dhe dosja e Muzinit.

Pyetje: Dosja si bashkëpunëtor i ish-sigurimit dhe ky hetim tani, a janë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën? Përpjekje për t’u përjashtuar nga politika?

Meta: Unë i konsideroj gudulisje dhe më argëtojnë. Në raport me opinionin publik, ato janë dramatike sepse tregojnë një kapje të thellë të shtetit dhe institucionet e pavarura. Së dyti, tregojnë se çfarë mund të bëjnë këta me qytetarët shqiptarë që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri. Çfarë u ndodhë qytetarëve shqiptarë? Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë për hapjen e dosjeve, edhe në vitin 2015, çdo gjë është bërë në mbështetje të tyre. Në 1 shtator do bëhet publike kallëzimi penal për autoritetin e Manipulimit të Dosjeve. Kanë manipuluar dosjen e një qytetari 19 vjeç me qëllim për të përfshirë edhe gjoja Ilir Metën. Është një gjë e qartë. Ata vetëm kanë stisur dhe asgjë tjetër. E ka provuar personi në fjalë, ka shkuar ka kërkuar dosjen dhe ka parë manipulimin e dosjes së tij. Kjo gjë do të provohet në vazhdimësi. E di shumë mirë, gjithë enturazhin kriminal të përfshirë në këto shkelje të ligjit të të drejtave të njeriut.

Pyetje: Kush fshihet pas kësaj?

Meta: Është Edi Rama pasi pa atë nuk mund të merrej ky guxim. Gjoja për shkak të një e-maili anonim, vendoset autoriteti i dosjeve. Dhe më e bukura është që kanë gati një ligj. Më pas tromakset dhe ajo zonja atje pasi urdhërohet që të tromakset. Qëndrimi im ka qenë, çdo fakt që kanë për Ilir Metën, le t’i bëjnë publike. Është përpjekje e dëshpëruar për të hequr vëmendjen nga 430 mln euro për inceneratorët.

 

Etiketa: gudulisjehetimetIlir MetalargojePolitikaSpak

Lajme të lidhura

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit
Breaking Views

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat
Breaking Views

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe
Breaking Views

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26
Para
“Unë e kap demin prej brirësh”, Meta mesazh Ramës: Ti je zemërlepur

"Unë e kap demin prej brirësh", Meta mesazh Ramës: Ti je zemërlepur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com