GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Do të bashkohet me Metën? Rama “tradhton” Ahmetajn, e shkarkon edhe nga funksionet partiake në PS

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të bashkohet me Metën? Rama “tradhton” Ahmetajn, e shkarkon edhe nga funksionet partiake në PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama vazhdon të zhveshë Arben Ahmetajn nga postet që mban. Pas shkarkimit nga Qeveria, ish-zv.Kryeministri e ministri i Rindërtimit është larguar edhe nga posti i drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste. (Pasi ka luajtur për interesa të Metës dhe Monikës në PS për vite me radhë, Tigri tashmë duket se është gati t’i bashkohet Partisë së Lirisë. Ahmetaj është i dyshuari kryesor se i ka dhënë dosjen e inceneratorëve Metës, edhe pse sa herë e kanë pyetur është betuar në kokën e vajzave se nuk ka gisht. Ahmetaj është i dyshuar për dy arsye: Së parti Tigri është një nga aleatët dhe miqtë më të besuar të Ilir Metës, të lidhur me interesa korruptive, pastrim parash etj. Së dyti, Ahmetaj doli jashtë loje të interesave për çështjen e inceneratorëve, çka dyshohet se e ka shtyrë Tigrin për t’u falur tek Meta).

Shkarkimi i dytë

Burime të Voxnews.al konfirmojnë se vendimi është marrë nga kryesocialisti Rama, para se të nisej për në Beograd për të marrë pjesë në samitin e radhës në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe pritet zyrtarizimi sapo Rama të mbërrijë në Shqipëri.

Zyrtarizimi mund të mbërrijë në fillim të javës së ardhshme, kur pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Arben Ahmetaj zëvendësoi Damian Gjiknurin si drejtues politik i socialistëve në Vlorë. Por, thuajse që në ditët e para të detyrës së re ai nuk gëzoi as besimin dhe as mbështetjen, jo vetëm të bazës së partisë, por as të tetë deputetëve të qarkut.

Burime të Voxnews.al pohojnë se përmes kulisave dhe intrigave, Arben Ahmetaj përçau grupin e deputetëve të PS-së, që janë përplasur për mënyrën e drejtimit prej tij të degës së partisë. Burimet thonë se gjendja e degës së partisë, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm është e rënduar nga përçarjet e mëritë, aq sa edhe vetë deputetët e qarkut nuk flasin me njëri-tjetrin.

“Mungon koordinimi, simpatizantët e qytetarët shpërfillen. Nuk dëgjohen. Baza është e çoroditur dhe e çorientuar në të gjithë qarkun dhe e gjitha kjo kur duhen pak muaj nga zgjedhjet dhe përgjegjësia për këtë është e drejtuesit politik të qarkut”, thonë burimet.

Për këtë arsye, baza i ka ngritur shqetësimet e veta Edi Ramës duke e paralajmëruar se nëse situata në drejtimin politik të qarkut nuk ndryshon, përçarja mund të kushtojë edhe në humbjen e ndonjë bashkie të qarkut në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në këtë rast PS pak shanse ka që të humbasë Vlorën, si bastion historik të saj, por bashki të tjera si Himara, apo Saranda mund të lëshohen.

Përballë këtyre shqetësimeve, Rama nuk ka qëndruar indiferent dhe pak ditë më parë, konfirmojnë për Voxnews.al burimet nga PS, ka pasur një komunikim me Arben Ahmetajn. Në këtë komunikim urdhri i Ramës për Ahmetajn ka qenë i qartë dhe i pastër: “Mos të të shoh më atje!”, citohet t’i ketë thënë kryeministri Arben Ahmetajt, duke nënkuptuar që të mos shkelë më në Vlorë, të paktën jo si drejtues politik i qarkut i socialistëve.

Rama ka bojkotuar të paktën që prej muajit qershor (kur Arben Ahmetaj ishte ende në Qeveri) takimet me bazën e PS-së në Vlorë në prani të Ahmetajt. Madje, ai bojkotoi edhe Asamblenë e Zgjeruar të PS-së ku u përzgjodhën drejtuesit e rinj vendorë.

Burimet thonë se ndërhyrja arrogante e Arben Ahmetajt në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të partisë në këtë qark ishte kulmimi i gjithë procesit përçarës që ishte ndezur brenda socialistëve të Vlorës që me emërimin e Ahmetajt si drejtues qarku, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Vox News

 

 

Etiketa: Arben AhmetajEdi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
Rritja e inflacionit, Gjermania jep 65 mld euro për të mbrojtur bizneset

Rritja e inflacionit, Gjermania jep 65 mld euro për të mbrojtur bizneset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com