GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it”, Gjenerali Milley: Mund të nisë luftë civile në Afganistan

16:23 - 05/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it”, Gjenerali Milley: Mund të nisë luftë civile në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afganistani “ka të ngjarë” të përfshihet nga lufta civile tha të shtunën një gjeneral i lartë amerikan, duke paralajmëruar se kushtet në të cilat ndodhet vendi mund të diktojnë një ringjallje të grupeve terroriste.

Talebanët pushtuan Afganistanin falë një fushate rrufe, ndërsa forcat amerikane po tërhiqeshin nga vendi. Grupi i islamistëve të vijës së ashpër është kundërshtuar vetëm nga provinca veriore Panjshir.

“Sipas vlerësimit tim, ka të ngjarë të krijohen kushtet e një lufte civile”, tha për rrjetin televiziv “Fox New” Gjenerali Mark Milley, Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Ai ngriti pikëpyetje nëse talebanët, të cilët nuk kanë shpallur ende qeverinë, do të jenë në gjendje të konsolidojnë pushtetin dhe të vendosin një qeverisje efektive.

“Mendoj se ekziston të paktën një mundësi e mirë për një luftë më të gjerë civile, që më pas do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it e grupeve të tjera”, tha zoti Milley.

Vlerësimi i Gjeneralit Milly ishte i zymtë, duke theksuar se ai nuk mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte më pas në Afganistan.

“Kushtet janë shumë të mundshme që mund të shohim një ringjallje të terrorizmit në atë rajon brenda 12, 24 apo 36 muajsh”, tha zoti Milley për Fox News.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e parë talebanë në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, që strehohej në atë vend.

Qeveritë perëndimore druhen se Afganistani mund të bëhet përsëri një strehë për ekstremistët.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ruajnë disa kapacitete “të pranishme në rajon” për të goditur çdo kërcënim ndaj sigurisë që vjen nga Afganistani. / VOA

Lajme të lidhura

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Aktualitet

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur
Aktualitet

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Para
Akuzohej për vjedhje e trafik droge, arrestohet në vendin luksoz kryetarja e bandës braziliane

Akuzohej për vjedhje e trafik droge, arrestohet në vendin luksoz kryetarja e bandës braziliane

TË FUNDIT

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë
Aktualitet

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë

17:30 - 12/01/26

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku....

Lexo më shumë
Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26
Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

16:59 - 12/01/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

16:45 - 12/01/26
Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

16:30 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com