GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Do të ketë aksione si foltorja? Braimllari: Thelbi i Partisë së Lirisë është referendumi

13:48 - 26/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Do të ketë aksione si foltorja? Braimllari: Thelbi i Partisë së Lirisë është referendumi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti, Endrit Braimllari, ka komentuar sot në një intervistë televizive ndryshimet në LSI, që tashmë si një forcë e re politike do të quhet Partia e Lirisë. Braimllari tha se edhe pse mund të jenë të njëjtat figura të vjetra, në fakt kjo parti vjen me një ofertë të re, që është referendumi. Sipas tij kjo është një ofertë e drejtë nga Meta dhe ka në fokus zërin dhe përfaqësimin e  popullit.

 “Nëse ne do kishim ofertë që do vendosim këtë program ekonomik, po kjo është e vjetër. Por ne po themi referendum  Vullneti i shqiptarëve transformohet te vullneti i kryetarëve. E keni parë çfarë vendimesh ka marrë parlamenti, kundër interesit  kombëtar. Partia e Lirisë, Ilir Meta me filozofinë e tij politike sjell këtë ofertë: referendumin. Të rikthejmë sistemin e votës në shoqëri sepse ky lloj sistemi e ka deformuar. Ky lloj sistemi mori fund ditën e djeshme sepse sot kërkohet një proces historik për vendin. Kjo do jetë filozofia politike e Ilir Metës. Kjo tani nuk është më një lëvizje, është një parti. Do jetë e mirëfilltë e organizuar. Shembull i demokracisë së brendshme se është pasqyra si do qeveriset vendi. Do ketë një organizim agresiv. Sot ka një ofertë të sinqertë nga Meta: referendum. Nuk kemi të bëjmë me politikanë që mbajnë fjalime dhe premtojnë politika që nuk vihen në zbatim”, tha Braimllari.

Braimllari shtoi se vendosja e votës është thelbi i aksionit të Partisë së Lirisë, e cila edhe pse vetëm ka ndryshuar emrin nga LSI, ka një ofertë të re. “Ruajta e Kushtetutës është thelbi. Por ka të bëjë me një aksion shumë më të gjerë. Vendosja e votës së drejtpërdrejtë. Kritikët mund të na thonë se kemi qenë parti tjetër, por ka një ofertë kjo parti, që është referendumi”, tha ai.

I pyetur nga erdhi ideja për ndryshimin e emrit, Braimllari tha se propozimi u bë nga një grup delegatësh. “E para propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga një grup delegatësh. Meta e ka brë publike këtë indicie. Ajo çka ai vlerëson është rikthimi i popullit të 2 marsit. Sepse nuk kishte thjesht përfaqësues të një apo dy partie”, tha ai. Më tej, ai e cilësoi një gabim historik djegien e mandateve nga LSI, që sipas tij e largoi partinë nga misioni i saj. I pyetur nëse do të ketë aksione të ngjashme me foltoren, për t’u afruar më shumë me qytetarët, Braimllari tha se kemi të bëjmë me dy filozofi të ndryshme.

 

 

 

Etiketa: Endrit BraimllariIlirMetaLSIPartia e Lire

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
U vendos në krye të partisë, asnjë reagim nga ambasadorët/ Meta: Nuk iu kam kërkuar kurrë përkrahje

U vendos në krye të partisë, asnjë reagim nga ambasadorët/ Meta: Nuk iu kam kërkuar kurrë përkrahje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com