GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Do të luajnë në Novi Sad, “provokatorët” nën monitorim nga policia

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Do të luajnë në Novi Sad, “provokatorët” nën monitorim nga policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bjellorusia do ta nisë fushatën e saj kualifikuese kundër Zvicrës më 25 mars, në Serbinë neutrale, një vendim që ka shkaktuar pak shqetësim te zviceranët. Lojtarët me rrënjë familjare në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, mund të përballen me një pritje armiqësore në qytetin e Novi Sadit.

Në grup janë edhe Izraeli, Rumania, Andorra dhe Kosova. Ndërkohë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy “shqipet” e kombëtares helvete, do të qëndrojnë dy ditë në Beograd dhe Novi Sad me përfaqësuesen e Zvicrës. Askush nuk do të mund t’i shikojë nga afër, shkruan sajti serb “alo.rs”.

Zvicra do të sfidojë më 25 mars Bjellorusinë në Novi Sad, në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024”. Duke qenë se UEFA nuk e lejon të luajë në shtëpi prej pushtimit rus të Ukrainës, Bjellorusia ka zgjedhur Novi Sadin për këtë kualifikuese të grupit I të eliminatoreve për “Euro 2024”.

“Ndeshja do të jetë e mbyllur për publikun, me vendim të UEFA-s. Edhe akreditimi për gazetarët nuk do të jetë i mundur. Policia do të jetë rreth stadiumit dhe do të parandalojë çdo grumbullim pranë stadiumit ‘Karagjorgje’ në Novi Sad”, – ka shkruar sajti serb.

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e kanë eliminuar dy herë Serbinë nga Botërori, më 2018 dhe 2022. Në “Rusia 2018” dhe “Katar 2022” dy “shqipet” e Zvicrës ishin shënjestër e fyerjeve të huliganëve serbë, por janë përgjigjur në mënyrën më të mirë, me gola në fushën e lojës.

Treshja Shaqiri-Xhaka-Ardon Jashari i kanë çmendur serbët në Katar. Shaqiri shkëlqeu në fushë, Xhaka zhvilloi po ashtu një ndeshje të madhe, ndërsa Jashari ia dha fanellën Xhakës për të festuar në fund. Mbiemri Jashari (duke nënkuptuar Adem Jasharin) u mor si provokim i rëndë nga serbët.

Bjellorusët ende nuk kanë vendosur se ku do ta organizojnë ndeshjen e 19 qershorit kundër Kosovës. Është e qartë se nuk do të luhet në territorin e Serbisë. Ndonëse do të ketë shumë policë e sigurim, është pak e mundur që Xhaka dhe Shaqiri ta kalojnë mirë në Serbi.

Provokimet e ndryshme ndaj tyre priten. “Po vijnë provokuesit: Xhaka dhe Shaqiri vijnë në Serbi, policia do t’i ruajë në secilin hap”, – ka shkruar “espreso.rs”.

NOA

Etiketa: Novi Sadshaqirixhaka

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Luizi kërcënon me largimin e tij nga BB VIP nëse…

Luizi kërcënon me largimin e tij nga BB VIP nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş