GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Do të ndreq gabimet e Truss…”/ Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe

13:18 - 25/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të ndreq gabimet e Truss…”/ Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rishi Sunak është emëruar si kryeministri i ri i Britanisë, duke qenë kështu zyrtarisht i 57 kryeministër i vendit. Ai zhvilloi një takim me mbretin Charles në Buckingham Palace, ndërsa tani po mban fjalimin e parë për kombin si kryeministër.

Sunak tha se ai sapo ka pranuar ftesën e Mbretit për të formuar një qeveri.

“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën”, tha ai.

Sunak deklaroi se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte situatën ekonomike.

“Ky ishte një qëllim fisnik, por janë bërë gabime”, tha ai. Sunak tha se është zgjedhur kryeministër dhe kreu i konservatorëve për t’i “ndrequr” ato gabime.

“Kjo punë fillon menjëherë”, thotë ai.

Sunak deklaroi gjithashtu se gjatë kohës së tij si ministër  bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset përmes skemave të ndryshme.

“Do të trajtoj me të njejtë përkujdesje edhe sfidat me të cilat përballemi sot. nuk duam t’i lëmë brezit të ardhshëm një borxh për të shlyer që nuk ishim të zotët ta paguanim vetë. Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra”, thotë Sunak.

Sunak tha se ai do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Boris Johnson për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” si kryeministër.

Ai shtoi se e di se mandati që Partia Konservatore fitoi në 2019 nuk është pronë e vetme e një personi, përkundrazi “është një mandat që na takon dhe na bashkon të gjithëve”.

Mes premtimeve për punën e qeverisë së tij, ishin edhe shkolla më të mira, rrugë më të sigurta, kontroll i kufijve, mbrojtja e mjedisit dhe mbështetja e forcave të armatosura.

Sunak vijoi duke thënë se e kupton se sa i vështirë është ky moment pas kostove të Covidit dhe luftës në Ukrainë.

“Kjo qeveri do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel”, tha kryeministri i ri i britanikëve.

Etiketa: Rishi Sunak

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Punoni në zyrë më shumë se 8 orë? Rreziqet që sjell qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Punoni në zyrë më shumë se 8 orë? Rreziqet që sjell qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com