GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do të të gropos në mal”, nëna e 22-vjeçares rrëfen torturat e së bijës nga i shoqi

12:42 - 25/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do të të gropos në mal”, nëna e 22-vjeçares rrëfen torturat e së bijës nga i shoqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëna e 22-vjeçares shqiptare, Dafina, e cila u torturua për më shumë se 2 vite nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti, ka rrëfyer torturat e përjetuara nga vajza e saj.

Ajo u shpreh se kur e bija ishte 5 muajshe shtatzënë 28-vjeçari ka qenë duke e mbytur.

E ëma e të resë, në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, tregoi se dhëndri ka qenë i martuar edhe më parë, dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e tij me të bijën.

Ajo tregoi se i bija i ka treguar kërcënimet e të shoqit, i cili sipas saj, i thoshte “do të çoj të të gropos në mal”.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë. Sherret ka pasur gjithmonë që kur e ka marrë, shamata e tortura. 28-vjeçari ka qenë i martuar edhe më parë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.

Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Vajza kishte telefon por nuk i lejonte minuta që të fliste. E bëja unë ofertën që të flisja me të.

Vetëm unë e kisha numrin e saj, i ka bërë shamatë të paparë “pse i ke dhënë mamit numrin?”.

“Nuk dua t’ia dëgjoj zërin”, thoshte ai kur i kërkoja vajzës që ta ma kalonte në telefon.

“Pse ke dalë në dritare”, i thoshte, nuk e lejonte të dilte jashtë.

Në një moment i ka thënë “do të mbys me duart e mia, do të çoj të të gropos në mal”. Ndërsa vajza i ka thënë “mos më merr në qafë”.

Kanë qenë duke ngrënë bukë kur nisi sherri. Më goditi me diçka dhe më kanë shpëtuar komshinjtë.

Pak te fliste Dafina fillonin torturat e papara. Kur vajza ishte 5 muajshe shtatzënë ka qenë duke e mbytur, mi ka treguar goca të gjitha. Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart. Familja e 28-vjeçarit është në dijeni. Vajzën dhe mbesën i ka marrë shteti grek në mbrojtje”, rrëfeu nëna e 22-vjeçares.

Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.

Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.

Etiketa: 22-vjecareGreqinenarrefimiVajza

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Habit aktori Rezart Veleshnja: Jam gati të bëj 6 vite burg për…

Habit aktori Rezart Veleshnja: Jam gati të bëj 6 vite burg për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com