GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Do të zgjerohet lufta? Gjermania pritet t’i japë goditjen e fortë Rusisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kievi paralajmëron: Bjellorusia do të nisë sulmin në Ukrainë, ja kur do të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania nuk do të rrijë më duarkryq dhe do të ndihmojë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.  Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, ka deklaruar se mund të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë. Ai tha se dërgesat e tankeve dhe armatimeve të tjera të rënda në Ukraina, sipas ligjit ndërkombëtar, nuk do të përbënin hyrje të Gjermanisë në luftë kundër Rusisë.

Buschmann u shpreh se ligji ndërkombëtar nuk thotë se dërgimi i armëve është hyrje në një luftë. “Nëse Ukraina ushtron të drejtën e saj legjitime të vetëmbrojtjes, mbështetja përmes furnizimeve me armë nuk të shndërron në palë në luftë”, tha ai.

Shumë politikanë gjermanë dhe qytetarë kanë debatuar se sa thellë duhet të përfshihet shteti në mbështetjen e Kievit me ndihmë ushtarake, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Shtetet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë rritur dërgesat e tyre me armë për forcat e Kievit, pas thirrjeve dëshpëruese të liderëve ukrainas që shtetet ta furnizojnë Ukrainën me armë. Gjermania i ka ofruar qindra miliona dollarë ndihmë humanitare Ukrainës.

Kancelari gjerman, socialdemokrati Olaf Shcolz, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim publik lidhur me mundësinë e dërgimit në Ukrainë të armatimit të rëndë, sikurse tanket, helikopterët apo avionët, edhe pse thirrjet që të marrë një vendim të tillë janë rritur brenda koalicionit qeverisës në Gjermani. Buschmann, nga partia Demokratët e Lirë, që është partia më e vogël në koalicion, tha se Gjermania ishte në mesin e shteteve të para që nisi hetimin e krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë, teksa policia federale dhe prokurori i Përgjithshëm po udhëheqin hetimet.

Etiketa: Gjermaniagoditje per rusineLufteparlajmerimRusisulmUkraine

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Bënin celularët mos të përgjohen, Policia sekuestron serverin dhe procedon 35-vjeçarin

Bënin celularët mos të përgjohen, Policia sekuestron serverin dhe procedon 35-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com